Pyetësor: Sa e njihni trashëgiminë jo materiale shqiptare?

Sa e njihni trashëgiminë jo materiale shqiptare? Është ky titulli i pyetësorit me 35 pyetje të “Heritage is Our Brand!”, të financuar nga Bashkimi Europian dhe i zbatuar nga DMO Albania dhe EU Policy Hub, me qëllim ruajtjen dhe promovimin e pasurisë kulturore jomateriale shqiptare përmes edukimit, krijimit artistik dhe angazhimit të të të rinjve.

Pyetësori synon të mbledhë informacion rreth njohurive të të rinjve mbi trashëgiminë kulturore jomateriale, duke përfshirë traditat, këngët, vallet, ritualet, dhe veçoritë e tjera kulturore që përbëjnë identitetin kombëtar shqiptar.

Përmes pyetjeve të ndryshme, të rinjtë e moshës 16-33 vjeç pyeten mbi perceptimin e trashëgimisë kulturore, pjesëmarrjen në aktivitete lokale dhe shkollore, si dhe burimet e informacionit që përdorin për të mësuar më shumë për këtë trashëgimi. Gjithashtu edhe për rolin e institucioneve, familjes, shkollës dhe mediave në edukimin dhe angazhimin e të rinjve për trashëgiminë kulturore.

Këto të dhëna do të shërbejnë për të hartuar strategji dhe politika më efektive që do të mundësojnë një angazhim më të madh të të rinjve në mbrojtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore jomateriale në Shqipëri, duke siguruar që kjo pasuri të ruhet dhe të përcillet për brezat e ardhshëm.

Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt ruajtjes dhe promovimit të traditave shqiptare, duke përfshirë të rinjtë në proceset e krijimit dhe përcjelljes së kulturës dhe identitetit kombëtar.

Plotësoni pyetësorin në këtë link: https://shorturl.at/5cW8V

Facebook
Twitter
LinkedIn
Follow by Email