Projektet tona


Heritage is Our Brand

Rreth Projektit Trashëgimia kulturore jo-materiale si: ritet, praktikat shpirtërore, gojëdhënat, gjuha, artizanati dhe traditat e transmetuara brez pas brezi – përfaqëson një pasuri të jashtëzakonshme për identitetin e një kombi. Në Shqipëri, këto pasuri janë duke u përballur me rrezik serioz zhdukjeje për shkak të modernizimit të shpejtë, mungesës së dokumentimit të qëndrueshëm dhe mos përfshirjes së brezave të rinj në procesin e njohjes së trashëgimisë kulturore. Në këtë kuadër, projekti “Heritage is Our Brand” (2025-2027) synon të adresojë sfidat kryesore që lidhen me ruajtjen, dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë jo-materiale përmes një ndërhyrjeje gjithëpërfshirëse, që fokusohet në edukim, pjesëmarrje rinore, fuqizim të shoqërisë civile, përdorimin e teknologjive të reja dhe nxitjen e partneriteteve institucionale.., ...

Read More

Visit Gjirokastra

Visit Gjirokastra është një tjetër projekt, i mbështetur nga Risi Albania nga 2018-2021), Qëllimi i projektit ishte promovimi i Gjirokastrës si qark, krijimi i produkteve turistike, krijimi i partneritetit publik privat, storytelling dhe krijimi i platformës Visit-Gjirokastra. Projekti rezultoi në brandimin e Destinacionit Gjirokastër, përfshi ofertën turistike të 7 bashkive, si dhe krijimin e shoqatës Visit Gjirokastra me rreth 100 anëtare. The region, including the ...

Read More

Visit Tirana

Visit Tirana është projekti më jetëgjatë i DMO Albania, i cili ka nisur si ide që në vitin 2014. Platforma unike e Visit Tirana fillimisht u krijua me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, për evidentimin e gjithë ofertës turistike të kryeqytetit. Sot vazhdon në mënyrë të qëndrueshme tu ofrojë gjithë turistëve informacione për turizmin në Tiranë, jep rekomandime cdo muaj për eventet, dhe cdo risi të turizmit në kryeqytet., ...

Read More

Tirana Photo Festival

Tirana Photo Festival është eventi më i madh i fotografisë në vend. Një event i krijuar nga DMO Albania për herë të parë më 2018 dhe angazhon gjithë të apasionuarit pas fotografisë. Ky festival nuk është ndalur dhe vazhdon të mbledhë cdo vit fotografë shqiptarë dhe të huaj që garojnë për cmime e ndryshme te Festivalit. Festivali përfshin një konkurs me foto, ekspozitë, forume, foto ture etj. Cdo vit tema e Festivalit është e ndryshme po kështu dhe aktivitetet që zgjasin 2 jave.

Read More

Lake Ohrid Heritage

Liqeni i Ohrit është një nga liqenet më të vjetra në Europë. Ai është pjesë e UNESCO e regjistruar si pasuri mikse natyrore dhe kulturore fillimisht në Republikën e Maqedonsë më 1980 e më pas në 2019 është listuar dhe pjesa shqiptare e Liqenit. DMO Albania ka zbatuar 3 projekte për Liqenin e Ohrit ...

Read More

Remember.al

Ky projekt unik, ka synim të sjellë histori të thella mbijetese të kombit shqiptar, duke nisur që nga antikiteti e deri në ditët tona. Projekti i pare titullohej Fatet e Shqiptarëve që i mbijetuan Mauthausenit. Historia nga Ferri në Ferr e të mbijetuarve nga kamet naziste që më pas jetuan në burgun komunist. këto histori erdhën përmes një projekti 20 mujor, multimedia, financuar nga EVZ Stiftung Berlin. Projekti përfshiu kërkim historik, ekspozita, dokumentarë, edukim për të rinjtë, konkurs me ese, leksione ne shkolla e Universitete etj. .

Read More

Trajnimi i të rinjve me trashëgiminë e Tiranës

Ky projekt i zbatua në bashkëpunim me Institutin e Albanologjisë nëTiranë. Një seri leksionesh të hapura u zhvilluan me nxënësit e shkollave të mesme të Tiranës, dhe lektorë arkeologë, historianë nga Instituti i Albanologjisë. Nxënësit mësuan për 5 periudhat historike të Tiranës si dhe vizituan disa site historike si Mozaiku i Tiranës dhe Persqopi. Po kështu vizituan disa herë dhe Muzeun Arkeologjik të Tiranës

Read More

Trajnimi i gazetarëve me ndotësit e Liqenit të Ohrit

Ky projekt u financua nga Journalismfund.eu dhe u zbatua nga DMO Albania më 2022-2023 Projekti përfshiu si fillim një investigim të ndotësve të Liqenit të Ohrit, dhe më pas ftoi 30 gazetarë nga vendi për ti trajnuar në Pogradec lidhur me rëndësinë e Liqenit si pasuri UNESCO dhe më pas duke i informuar për ndotësit e Liqenit. Ditën e dytë u zhvillua një study tour ne zonat ku dukej ndotja, për ti trajtuar më pas këto tema në artikujt e tyre të publikuar në Media. Mbi 40 artikuj u botuan në media të ndryshme rreth këtij problemi duke ndërgjesuar autoritetet dhe komunitetin .

Read More
Facebook
Twitter
LinkedIn
Follow by Email