Turizmi i qëndrueshëm

Sustainable Albania

Çfarë është turizmi i qëndrueshëm?

Turizmi që merr parasysh plotësisht ndikimet e tij aktuale dhe të ardhshme ekonomike, sociale dhe mjedisore, duke adresuar nevojat e vizitorëve, industrisë, mjedisit dhe komuniteteve pritëse “- UNWTO

Për një turizëm të qëndrueshëm në Shqipëri: Ki respekt për natyrën dhe asetet kulturore, çmo identitetin dhe traditën e komuniteteve, shijo të bukurën pa lënë asnjë ndotje pas, ta duash këtë vend siç e duan banorët lokalë.

Këto janë mesazhet për një turizëm të qëndrueshëm që DMO Albania synon të përcjellë me punën e saj. Vizioni ynë është të lobojmë për një turizëm të qëndrueshëm që respekton natyrën dhe habitatet dhe speciet në gjendjen e tyre natyrale dhe bashkëjeton me mjedisin. Të lobojmë për turistë të përgjegjshëm që ta trajtojnë vendin që vizitojnë njësoj si shtëpinë e tyre. Askush nuk ndot vendin ku jeton, kështu duhet të sillen dhe me vendin ku jetojnë komunitetet e tjera. Të sillen dhe jetojnë si vendasit, të respektojnë traditat, të ulin dhe kamerat nëse kjo bie ndesh me zakonet e tyre.

DMO ALBANIA përmes ekspertëve të saj të certifikuar në Turizmin e Qëndrueshëm nga GSTC (Global Sustainable Tourism Council), ju mundëson trajnime të dedikuara për kriteret e turizmit të qëndrueshëm.

Turizmi i Qëndrueshëm nuk është një formë e re turizmi por është e ardhmja. Herët a vonë gjithë oferta turistike duhet të jetë e qëndrueshme, cka do të thotë të ardhura të qëndrueshme gjithëvjetore, ruajtje të kulturës, traditës dhe vecanërisht të mjedisit. Janë kritere fikse të përcaktuara qartë për hotelet, tur operatorët dhe destinacionet.

4 shtyllat e turizmit të qëndrueshëm

  • Menaxhim i qendrueshem (DMO-te, partneritet public private community, strukture e qëndrueshme, mbeshtetje financiare e qëndrueshme, vizion afatgjate, strategji e plan veprimi
  • Ekonomi e qëndrueshme për komunitetet (Të ardhura për gjithë komunitetin, shpërndarja e turisteve dhe te ardhurave, pune e denjë etj)
  • Qëndrueshmëri kulturore (Mbrojtja e aseteve, traditave, zakoneve, dhe edukimi i qytetareve dhe turisteve me to)
  • Qendrueshmeri mjedisore (minizimi i gjithe impakteve negative ne mjedis, reduktimi i ndotjes, riciklimi, transport i gjelber etj)

Kriteret e turizmit të qëndrueshëm për destinacionet

GSTC-Destination-Criteria-v2 0-ALB

 

Kriteret e Turizmit të qëndrueshëm për tur operatorët

GSTC-Industry-Criteria-for-Tour-Operators-with-indicators-Dec-2016_ALB

Eva Kushova është eksperte e turizmit të qëndrueshëm, trajnuar nga GSTC në Zvicër dhe kaluar me sukses gjithe provimet respektive.

Auditore e Turizmit të Qëndrueshëm për Tur Operatorët 

Trajnuar nga GSTC në Stokholm Suedi dhe kaluar provimet teorike dhe mock test praktike, me sukses. Cerfikuar si Auditore per Tur Operatoret

Facebook
Twitter
LinkedIn
Follow by Email