Muzikali me këngë e lojëra popullore rikthen traditën dhe nostalgjinë në skenë

Muzikali me këngë dhe lojëra popullore shqiptare çeli më 28 prill siparin e 15 projekteve artistike të përfituara nga grantet e “Heritage is Our Brand”  të financuar Bashkimit Europian dhe të zbatura nga DMO Albania dhe Eupolicy Hub.

Kompozitori Endri Muçaj solli për publikun e vogël, por edhe për nostalgjinë e prindërve, 12 këngë që shoqëruan 12 lojëra që loznin fëmijët dikur.

Shfaqja premierë u dha pasditen e  djeshme në ambientet e Liceut Artistik Jordan Misja në  Tiranë në një sallë të mbushur plot me fëmijë dhe prindër, të cilët shijuan një spektakël të vërtetë, duke rikthyer traditën e lojërave tona popullore.

Me pjesëmarrjen e nxënësve të Shkollës Pjetër Budi dhe mësuesen e muzikës Elda Kuqja, fëmijët dhanë një shfaqje plot emocion përmes lojërave si: “Dembeli”, “Karamele Zana”, “Loja me Peta”, “Loja me Litar”, “Lule Dele”, “Shi shi Babashi” “Roza-rozina”, “Hapa dollapa”, “Kala dibrançe”, e të tjera, duke rikthyer frymën e traditës në një formë artistike bashkëkohore.

Kompozitori Endrit Muçaj është një nga fituesit e skemës së granteve të financuara ngaBashkimi Europian, i cili është frymëzuar nga lojërat popullore shqiptare për të krijuar 12 kompozime unike.

Ky aktivitet synon të afrojë brezat e rinj me kulturën popullore shqiptare, duke i njohur me lojërat që dikur luanin fëmijët në oborre, livadhe apo rrugicat e fshatrave dhe qyteteve. Përmes lojërave fëmijët bëhen më socialë, më të dashur, mençurohen dhe argëtohen.

Më 7 maj do të shfaqet filmi i shkurtër historik “Teuta Mbretërësha e deteve”, me regji të Suela Bakos, i ndjekur më 9 maj 2026 nga Anila Zajmi me sfilatën e fëmijëve dhe kështu me radhë deri në qershor.

Nga Librat e Dritës, dokumentar për Flinë në Kukës, Instalacion për xhubletën në Malësinë e Madhe, Mozaik i verës Baliska në Durrës, Instalacion për Fyejt e Gramshit apo instalacion lëvizës i vitrazhit në xham në Elbasan, Basorelief në Krujë për historinë e Grykës së Vajës, video projeksione si Gjama e Burrave, apo Xhamia e Gjin Aleksit, shfaqja teatrale Konstandini i Madh dhe E diela Pushim, novela grafike për fëmijë bazuar në 10 legjenda, apo koncert etno- jazz – janë produkte artistike unike që do të vijnë të frymëzuara nga historitë e projektit “Heritage is Our Brand” dhe që do të përmbyllen në 18 qershor 2026.

Pas më shumë se një viti punë, që përfshiu pyetësorin e të rinjve mbi njohjen e trashëgimisë kulturore jo materiale, te botimi në platformë i 40 historive të përmbledhura nga historianët e njohur, te financimi i 15 nismave krijuese, kemi mbërritur tashmë në krijimet artistike të “Heritage is our Brand”.

Më shumë rreth projektit: www.albaniaheritage.com

 

Facebook
Twitter
LinkedIn
Follow by Email