Tryeza e dyte për DMO në Qarkun Berat

????????????????????????????????????

DMO ALBANIA në kuadër të projektit “Rritja e ndërgjegjësimit te politkbërësit për zhvillimin e modelit të DMO-ve në Shqipëri”, i cili zhvillohet në projektin e CO Plan “Dialog për Zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri, financuar nga Bashkimi Europian, zhvilloi një tryezë të dytë me aktorët e turizmit dhe përfaqësues të pushtetit lokal në qarkun Berat.

Qëllimi i kësaj tryeze të dytë ishte jo vetëm të përforconim njohuritë për DMO-te dhe nevojën për një organizatë të tillë në Qarkun Berat, por dhe për të nxitur aktorët kryesorë ta krijojnë një organizatë të tillë.

Në Berat kishim përfaqësues të Bashkive Berat, Kuçovë dhe Skrapar, të cilët ishin të gatshëm jo vetëm për ti dhënë një hov turizmit në këtë qark, por dhe për të mbështetur krijimin e një organizate për menaxhimin e destinacionit, për ti lehtësuar punën dhe për ti venë në dispozicionin materialet e duhura si dhe statistikat e qarkut për Turizmin.

Aktorët e turizmit nga sektori privat dhe pse të pakët në numër, kuptuan rëndësinë e krijimit të kësaj organizate, dhe pse shprehën shqetësimin se është e vështirë të bëhen gjitha aktorët bashkë në një tryezë, vecanërisht ata që kanë një peshë më të madhe në të ardhurat e turizmit në këtë qark

Problematikat që ata shtruan ishin të shumta për tu zgjidhur, dhe jane të bindur se vetëm në një organizim më të madh, dhe jo vec e vec mund ti zgjidhin.

Misioni i DMO Albania në këto dy tryeza ishte ti ofronte jo vetëm informacione për DMO por dhe per gjithe hapat që duhen ndjekur nga ana ligjore per ta krijuar këtë organizatë, në formë shoqate, deri sa të dalë kuadri ligjor për DMO-të.

DMO ALBANIA ka marrë kështu angazhimin e gjithë bizneseve dhe pushtetit lokal në qarkun Berat, se  një DMO është e domosdoshme dhe gjithë këtë feedback do e përdorë në paraqitjen që do bëjmë me politikbërësit për të lobuar për nevojën e DMO-ve në Shqiperi dhe shpejtimin e kuadrit ligjor…

Në Berat, DMO Albania dha dhe një sërë sugjerimesh se si duhet të paketohet produkti turistik që turistët të qëndrojnë më shumë se 2–3 ditë në Qarkun Berat, duke nxjerre vlerat unike, duke promovuar historinë kulturën, por dhe duke përfshirë komunitetet e qyteteve më harruara dhe fshatrave të zonës. Ide konkrete u dhanë për ture në Kucove e Dimal, dhe Polican, qytete të vogla, me shume specifika në turizëm.

 

 

RSS
Follow by Email
Facebook
Twitter