Sesioni i fundit informues mbi skemën e granteve të projektit “Heritage is Our Brand” në Korçë

DMO Albania (Organizatë për menaxhimin dhe marketimin e destinacioneve) dhe “Eu Policy Hub”, përmbyllën më 30 shtator në Galerinë e Arteve Digjitale në Korçë, sesionin e tretë dhe të fundit informues mbi skemën e granteve të vogla të projektit “Heritage is our Brand / Trashëgimia na dallon”, të financuar nga Bashkimi Europian.

Pjesëmarrës të shumtë në këtë sesion nga ky qark u njohën në detaje me propozimet, kriteret e pranueshmërisë, procesin e aplikimit dhe vlerësimit, si edhe informacione të detajuara mbi projektin.

Skema e granteve të vogla do të financojë 15 nisma kreative, secila me 4 mijë euro, që kanë për synim ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë jomateriale në Shqipëri përmes metodave bashkëkohore si dokumentarë, animacione, instalime artistike dhe ekspozita vizuale.

Idetë dhe propozimet artistike duhet të bazohen në një nga këto histori Stories – Albania Heritage

Linku i aplikimit gjendet https://albaniaheritage.com/grants/. Afati i aplikimit: 15 Tetor 2025.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Follow by Email