Menaxhimi lokal i destinacioneve- tryezë me aktorët e turizmit Berat

Më 14 Maj në mjediset e Portik Hotel në Berat u zhvillua një tryezë me gjithë aktorët e turizmit, përfshi përfaqësues nga hoteleria, tur operatorë, agroturizmi, artizanati, guida, përfaqësues të 5 bashkive: Berat, Kucovë, Skrapar, Dimal, Polican. Qëllimi i takimit ishte të flisnim për rolin e organizatave për menaxhimin e destinacionit, modelet si funksionojnë në Shqipëri dhe në botë si dhe të nxisnim bashkëpunimin mes aktorëve publikë e privatë për të krijuar një DMO në qarkun Berat.

Takimin e përshëndeti dhe kreu i Bashkisë Berat, z. Ervin Demo i cili shprehu mbështetjen e tij të plotë për të ndihmuar krijimin e këtij partneriteti në një kohë të shpejtë.

Interesi i gjithë aktorëve turistikë ishte i jashtëzakonshëm. Aktorët e turizmit ngritën shumë pyetje si mund të realizohet një DMO në qarkun Berat dhe shprehën gatishmërinë për t’u bërë pjesë e këtij organizimi. Berati ka shumë burime natyrore dhe kulturore të tjera dhe jo vetëm qytetin UNESCO të cilat duhen ripaketuar dhe promovuar që gjithë komuniteti të përfitojë nga të ardhurat.

Përfaqësuesit e Bashkisë Berat shprehën angazhimin e tyre për ti promovuar me radhë gjithë bizneset dhe për të bërë një calendar aktivitetesh të cilat ndihmojnë turizmin, ndërsa nga ana tjetër operatorët turistikë thanë se janë munduar të çajnë vetë në tregun ndërkombëtar me ofertat e tyre. Por ajo që mungon është marketimi i gjithë qarkut Berat si Destinacion, bashkimi i forcave mes privatëve dhe institucioneve locale për ta mbajtur sa më gjatë në destinacion turistin

Eksperti i turizmit z Kliton Gerxhani foli për rolin e DMO-ve dhe për disa modele si ato funkionojnë në vende të ngjashme me destinacionet tona.

Gjithashtu u prezantua dhe modeli Visit Gjirokastra, një projekt gjithashtu i implementuar nga DMO ALBANIA dhe financuar nga Risi Albania, që mund të konsiderohet një model i mirë marketimi destinacioni si qark, përfshi 7 bashki.

Operatorët turistikë ishin të gatshëm që shumë shpejt të ulen me njëri tjetrin për të ripaketuar produktet dhe promovuar gjithë qarkun.

DMO ALBANIA do rikthehet në Berat me një takim të dytë për të hedhur bazat e një DMOje .

Projekti për ndërgjegjësimin e gjithë aktorëve të turizmit për krijimin e DMO-ve, mbështetet nga Co-PLAN Institute for Habitat Development dhe financohet nga European Union in Albania.

Projekti zbatohet nga DMO Albania

RSS
Follow by Email
Facebook
Twitter