DMO Albania dhe EU Policy Hub nisën nga Tirana sesionin e parë informues mbi skemën e granteve të vogla të projektit “Heritage is our Brand/Trashëgimia na dallon” të financuar nga Bashkimi Europian.
Rreth 60 pjesëmarrës, artistë, aktorë, kuratorë, mësues, muzikantë, ekspertë të trashëgimisë kulturore dhe organizata kulturore ishin të pranishëm më 18 shtator 2025, ora 11:00 te Libraria Times në kryeqytet.

Ata u njohën nga afër me mundësitë që ofron thirrja për propozime e kësaj skeme si; kriteret e pranueshmërisë, procesin e dorëzimit të aplikimeve, vlerësimin si dhe informacion të përgjithshëm mbi projektin.
Skema e granteve të vogla do të financojë 15 nisma kreative, secila me 4 mijë euro, që kanë për synim ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë jomateriale në Shqipëri përmes metodave bashkëkohore si dokumentarë, animacione, instalime artistike dhe ekspozita vizuale.

Pas Tiranës sesioni i dytë informues do të mbahet në Shkodër më 24 shtator ora 11:00 te Qendra Rinore “Atelie” dhe i fundit në Korçë më 30 shtator në orën 12:30 në Galerinë e Arteve Digjitale.

Idetë dhe propozimet artistike duhet të bazohen në një nga historitë e: https://albaniaheritage.com/stories/
Linku i aplikimit gjendet https://albaniaheritage.com/grants/. Afati i aplikimit është 15 Tetor 2025.
Për informacione të tjera na kontaktoni në info@dmoalbania.al.