Saranda, turizmi masiv i një zone UNESCO

A mundet Saranda të kthehet në një destinacion cilësor me turizëm gjithëvjetor? A meriton Saranda të jetë peng i tre muajve të verës, ku çmimet shkojnë lart dhe numri i turisteve mbyt qytetin?

Saranda ka një pasuri UNESCO përrallore, Butrintin, i cili mund te jete magneti per te terhequr turiste cilesore, perveç turisteve te plazhit. Plazhi sigurisht do jete baza e turizmit veror, por Butrinti dhe listimi i gjithë atraksioneve kulturore në Finiq, Konispol, Delvinë dhe ripaketimi i tyre, do jene baza e thithjes se turisteve gjithe vjetore ne Sarande. Plazhet e mrekullueshme janë bonus në cdo stinë. Po kështu restorantet me ushqimin e shijshëm dhe hotelet luksoze dhe bujtinat e ngritura kudo, duhet te jene te hapura per gjithe vitin per te kompletuar turizmin ne Sarande

 

Pse ka Saranda vetem turizem sezonal dhe turizem plazhi?

Sepse deti flet vete. Natyra e mrekullueshme qe i ka falur zoti kesaj zone te le pa fjale. Pjesa tjeter eshte e parregulluar dhe e papaketuar. Gjithashtu eventet nuk jane tipike që ta brandojnë zonen gjate gjithe vitin. Veç South Outdoor Festival që po zhvillohet në zonën e Borshit per te dytin vit rresht, nuk ka festivale te tjera te medha me emer qe te terheqin turiste nga e gjithe bota. Turtle Fest dhe Kala Fest jane zhvilluar me lart ne pjesen e Dhermiut

Ajo qe ne synojme me projektin: Rritja e ndergjegjesimit dhe lobimin te politikberesit per krijimin e DMOve ne Shqiperi eshte pikerisht te organizojme destinacionet dhe ne rastin e Sarandes ajo mund te brandohet dhe ripaketohet fare mire ne zonen me te arritshme te mundshme rreth saj duke perfshire zonat qe nga Borshi e deri tek Ksamil, Konispol, Delvine e Finiq. E gjithe kjo kurore me Saranden ne mes, me brandin Visit Saranda, mund te krijoje nje pakete shumengjyreshe gjithevjetore turistike

Takohemi ne Sarande me 16 gusht, per te diskutuar me aktoret e turizmit dhe me pushtetin lokal per te afruar dhe ripaketuar turizmin ne kete zone, nje turizem gjithevjetor, te branduar bukur dhe mjaft cilesor. Komuniteti ka shume nevoje qe te kete te ardhura te qendrueshme gjithevjetore dhe jo sezonale. Per kete duhet nje vizion i qarte, nje strategji dhe sigurisht nje ekip pasionant. Saranda ka shume per te ofruar.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Follow by Email