Më 11 Qershor, DMO ALBANIA u ndal në qytetin e Pogradecit, ku zhvilloi tryezën e parë për të informuar aktorët e turizmit në këtë zonë lidhur me rëndësinë e krijimit dhe funksionimit të organizatave për menaxhimin e destinacionit..
Takimi u zhvillua në Hotel Elite dhe morën pjesë përfaqësues nga Bashkia Pogradec, mes të cilëve kryetari i Bashkisë z. Ilir Xhakolli, si dhe disa përfaqësues të zyrës së turizmit në këtë bashki
Nga ana tjetër ishin bizneset turistike, përfshi tur operatorë Visit Pogradec, Discover Pogradec, hoteliere në qytet por dhe në Lin e Tushemisht, përfaqesues restorantesh etj
Në takimin e parë fokusi u vu te shpjegimi i DMOve nga eksperti i turizmit Kliton Gerxhani. Cfare janë DMO, si funksiono0jnë dhe disa modele të këtyre organizatave ne botë.
DMO gjithashtu prezantoi dhe modelin e Visit GJirokastres, një model shqiptar si u krijua dhe si funksionon.
U diskutuan detaje se cfare strategjie ka shteti për DMO dhe kur do behet kuadri ligjor, cilat janë pengesat.
U diskutua për shumë problematika që kanë bizneset në këtë zonë lidhur me lehtësirat për të bere biznes ne fushen e turizmit. Më kryesoret janë barrierat doganore ne kufi me Maqedonine, nderkohe qe duke qene se eshte nje liqen i tere si pasuri UNESCO, këto duhej të ishin zbutur ose zhdukur. U ngriten probleme të lundrimit të anijeve turistike në dy anet e liqenit dhe shume kerkesa te tjera per menaxhimin e siteve UNESCO, që të ardhurat të mbeten ne Destinacion..
Bashkia Pogradec shprehu mbështetjen e fortë që sapo biznesi të ndëmarrë iniciativen per ta krijuar DMO, do të kete nje mbeshtetje te madhe si monetare dhe me materiale te tjera per te funksionuar ky organizim.