Tryeza me aktorët e turizmit Sarandë, përshëndetet nga 3 ambasadorë të BE

????????????????????????????????????

Pas takimit te suksesshëm në Berat, DMO ALBANIA u ndal në një takim ne Sarandë, për të diskutuar mbi organizimin e gjithë aktorëve të turizmit në një organizatë të vetme për ta menaxhuar destinacionin në mënyrë të qendrueshme. Takimin e përshëndetën dhe tre ambasadorë  të rëndësishëm në Shqipëri, ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ambasadores se Frances, znj Elisabeth Barsacq, ambasadori i Spanjes, z. Marcos Alonso.

DMO ALBANIA po zbaton projektin e titulluar “Rritje ndërgjegjësimi dhe lobim tek politikëbërësit për zhvillimin e modelit të DMO-ve në Shqipëri, i cili zhvillohet nën projektin Co Plan “Dialog për Zhvillim Politikash Gjithëpërfshirëse në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Europian.

Ky projekt përfshin një fushatë sensibilizuese për rolin e organizatave të menaxhimit të destinacionit në gjithë Shqipërinë, kryesisht me aktorët e turizmit në tre zona me pasuri UNESCO, Berat, Sarandë dhe Pogradec.

Takimi në Sarandë

Më 28 maj, rreth 25 aktorë te turizmit të Sarandës, u mblodhën në Ksamil, në një tryezë ku ishin të pranishëm tur operatorët më të mëdhenj të zonës, hotelierë, agrobiznes, guida turistike, si dhe përfaqësues të Bashkive Sarandë, Konispol dhe Finiq.

Ekspertët e DMO ALBANIA fillimisht prezantuan çfarë janë DMO-të dhe cili është roli i tyre si dhe disa modele organizatash DMO që mund të përshtaten dhe të funksionojnë edhe në Shqipëri.

Te pranishmit diskutuan lidhur me modelin e DMO që duhet të ndjekë Saranda. Pjesa më e madhe argumentuan se Saranda duhet të brandohet me vete bashke me bashkitë Konispol dhe Finiq. Disa kërkuan që Saranda të jetë në një ofertë turistike të përbashkët me Gjirokastrën, dhe më pak që Saranda të jetë si DMO qarku me Vlorën, pavarësisht distancës.

Në fund të gjithë të pranishmit plotësuan një pyetor ku shumica e pjesëmarrësve theksuan nevojën e jashtëzakonshme për krijimin e një DMO-je dhe kërkuan që kjo seri takimesh për më shumë informacion rreth DMOve të vazhdojë në zonën e tyre.

#EuropeWeeks2021

Takimi i Sarandës u përshëndet nga ambasadorë të Bashkimit Europian që ndodheshin në këtë zonë në kuadër të fushatës #EuropeËeeks2021 që nisi që nga veriu i Shqipërisë dhe përfundoi në Konispol në një sëri takimesh, aktivitetesh të përfaqësusve të BE, me zbatues të projekteve të financuara nga BE. Një prej projekteve që gjithashtu financohet nga BE është projekti I DMO Albania Rritje ndërgjegjësimi dhe lobim tek politikëbërësit për zhvillimin e modelit të DMO-ve në Shqipëri,  që zhvillohet në kuadrin e projektit të Co Plan Institut for habitat development  “Dialog për Zhvillim Politikash Gjithëpërfshirëse në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Europian.

Ambasadori i BE në vendin tonë, z. Luigi Soreca mbajti një fjalë ku theksoi  se turizmi po ecen, dhe ky është një moment i rëndësishëm që ai po ringjallet pas pandemise, ajo që ka munguar është  procesi dhe mekanizmi koordinues,roli që do luajë secili nga aktorët e turizmit, ka munguar pikërisht kjo tryezë ku jeni sot së bashku për të diskutuar për problematikën e turizmit. Ndaj ne e mbështetëm këtë projekt për krijimin e organizatave të menaxhimit të destinacioneve në Shqipëri.

Të gjithë biem dakord që turizmi është i rëndësishëm dhe për të ardhurat për gjithë familjet tuaja, për krijimin e vendeve të punës, por nëse nuk planifikohet sit ë gjitha këto burime dhe përdorimi i tyre, nuk mund të kemi efektin e duhur për të ardhmen e turizmit në zonën tuaj. Ja përse strategjia është shumë e rëndësishme. Ne e dimë që sot është në fuqi strategjia 2019-2023 e turizmit, por sa është vënë në zbatim kjo strategji. Prandaj të krijohet nje mekanizëm bashkëqendrore mes qeverisjes qendrore, vendore, sektorit të biznesit në zonën tuaj, dhe me ekspertët e mjedisit, se të gjitha janë të ndërlidhura, që të mos humbasë potenciali i mrekullueshëm i turizmit në zonën tuaj.

Ne jemi këtu për tju ndihmuar, por ju duhet të vendosni vetë, cfarë turizmi doni të zhvilloni. Mund të bëni turizëm ‘fast food’,qe ju jep te ardhura ne afatshkurter, por sa do zgjaste, sa fitim do ju sillte. Nëse bëni një strategji do të përfitoni nga  gjithe asetet tuaja për një kohë të gjatë. Si turist dua: det te mrekullueshem, ushqim te mire, asete kulturore dhe mjedis te mbrojtur. Ju i keni te gjitha. 70% e turisteve europiane, zgjedhin nje destinacion nga trashegimia kulturore, dhe ky sektor ofron 27 vende pune indirekte nga nje vend pune ne trashegimi kulturore. Ju duhet t’i ruani keto pasuri. Pika tjeter eshte mjedisi. Ne do bejme të pamundurën që plani kombetar i veprimit tei zonave te mbrojtura jo vetëm ti ruajë por dhe ti zgjerojë ato. Ne rast se Shqiperia do jetë anëtar i BE, duhet të adoptojë legjislacionin e BE për zonat e mbrojtura dhe ta zbatojë atë.

Krijoni një DMO, përfaqësohuni të gjithë, dhe mos humbni kohë, mos humbni mundësinë tani që do hapen kufijtë dhe do vijnë turistët.

BE do jape një ndihmë 40 mln euro për turizmin së bashku me BERZH, por ka disa kushte: Së pari duhet ndërtuar më mirë, së dyti që të jepen këto fonde duhet të ketë përpjekje të bashkërenduara nga gjithë aktorët. Ambasadori i BE tha se do ta mbështesë ngritjen e Dmo-ve, duke e përdorur këtë projekt edhe si referencë. Ai tha se do të ndihmojë këtë projekt të nxisë qeverinë te zbatojë strategjinë e turizmit të qëndrueshëm

Dhe dy ambasadorët e tjerë të Spanjës, dhe Francës shprehën mbështetjen për krijimin e DMO-ve dhe zhvillimin e turismit të qendrueshëm në gjithë Shqipërinë.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Follow by Email