Tirana Photo Festival

Tirana Photo Festival

Tirana Photo Festival është një event vjetor për promovimin e Shqipërisë përmes fotografisë. Janë zhvilluar dy edicione të suksesshme. Edicioni premierë u zhvillua në 1-9 Nëntor 2018, në Muzeun Historik Kombëtar, mbështetur nga Bashkia Tiranë. Tema e festivalit ishte: Promovimi i Tiranës përmes fotografisë. U zhvillua ekspozitë me 100 foto dhe u zgjodhën 3 fitues.
Edicioni i dyte u zhvillua nga 8-15 Tetor 2019 në Muzeun Historik Kombëtar. Tema e edicionit të dytë ishte: Trashëgimia natyrore dhe kulturore e Shqipërisë. Pas një konkursi fotografik prej tre muajsh, u përzgjodhën 100 foto për ekspozitë dhe 3 foto series tematike. Në fund u zgjodhën 6 fitues që morën dhe çmime. Eventi u mbështet nga Bashkia Tiranë dhe Ministria e Kulturës si dhe Fuji Film Albania.
Festivali përfshin një sërë komponentësh: konkurse fotografie, ekspozita fotografike, trajnime, foto tur, forume etj. Për më shumë shih faqen e projektit: www.tiranaphotofestival.com