Pyetsor për DMO-të në Shqipëri, rezultatet

Një pyetsor u zhvillua online, përmes Google Forms, në muajin prill (1-30 Prill 2021), ku u dërgua për t’u plotësuar te rreth 200 aktorë të turizmit, në lidhje me DMO-te. Kryesisht u dërgua në sektorin privat, për të parë nevojën e bizneseve turistike rreth një organizate për menaxhimin dhe marketimin e destinacionit të tyre në mënyrë lokale, pra në nivel bashkie apo qarku. Përgjigjet ishin kryesisht nga Gjirokastra, Saranda, Tirana, Lezha, Dibra, Vlora etj.

Shumica e personave që u përgjigjën punonin në fushën e turizmit si freelancer, më pas në hotele e bujtina pra industria e akomodimit, pronare restorantesh dhe tur operatorë. Të pyetur rreth viteve në biznes rreth 30%  ishin nga 1-5 vite,  të tjerët nga 5-10 vite ishin 25.6% dhe mbi 10 vjet në treg, ishin 30.08%. Pyetjes se si e reklamojnë biznesin, shumica thanë se e bëjnë vetë përmes mediave sociale apo platformave booking e trip advisor.

Pyetjes për destinacionin turistik, si menaxhohet, produktet turistike, infrastrukturen, shumica u përgjigj se ka shumë nevojë të punohet në këtë drejtim, rreth 33%. Për marketimin e destinacionit shumica u përgjigj nga 1 deri ne 10 pikë, me 10, pasi ka shumë nevojë. (35.9%).

Për pikën më të dobët të turizmit në destinacion, shumica rreth 43.6% u përgjigj se problemi kryesor është mungesa e vizionit, e ndjekur nga mungesa e produkteve të turizmit, 38.5% dhe infrastruktura 35.9%.

Shihni rezultatet e plota këtu: Raport Pyetesori

Facebook
Twitter
LinkedIn
Follow by Email