Lobim për krijimin e DMO-ve në Shqipëri

Lobim për krijimin e DMO-ve në Shqipëri

Strategjia Kombëtare e Turizmit të Qëndrueshëm 2019-2023 ka nisur të implementohet në Shqipëri, por me shumë vështirësi dhe ngadalësi. Qëllimi 5 i kësaj strategjie është i lidhur me Zhvillimin e një Modeli të menaxhimit të Destinacionit, forcimi i kuadrit ligjor dhe kornizës institucionale për menaxhimin dhe operimin e organizatave për menaxhimin e destinacioneve si dhe monitorimin dhe mbështetjen financiare të DMO-ve. Fillimisht një takim u mbajt në nivel Ministrie në shtator 2018 për të diskutuar mbi gjendjen e organizatave të tilla në Shqipëri si dhe për të marrë feedback nga organizata që punojnë në fushën e turizmit se si duhet të zhvillohen DMO-të shqiptare. Më vonë, të gjitha përpjekjet rreth DMO-ve kanë qënë iniciativa të donatorëve të ndryshëm, por në asnjë rast nuk është bërë një takim i madh në nivel kombëtar me gjithë këto organizata për të parë ku janë arritjet, pengesat për të ndarë problematikat dhe sugjerimet rreth DMO-ve në Shqipëri, ndërkohë që zbatimi i strategjisë së turizmit të qëndrueshëm 2019-2023 po shkon drejt limiteve kohore. Aktualisht janë përfshirë Risi Albania se bashku me DMO Albania për krijimin e organizatës Visit Gjirokastra (www.visit-gjirokastra.com), e cila mund të konsiderohet e vetmja organizatë për menaxhimin e destinacionit, funksionale në Shqipëri. GIZ gjithashtu është përfshirë në këtë proces për të krijuar 3 DMO në rajonet e DIbrës, Shkodrës dhe Vlorë-Sarandë. Nga ana tjetër ADF është në proces për të ndihmuar brandimin e destinacioneve në nivel bashkie, duke nxitur gjithashtu dhe një bashkëpunim të bashkive me sektorin privat, ku rolin kryesor në menaxhimin e destinacioneve ta kenë vetë bashkitë.
Duke parë këtë situatë, DMO Albania (organizate jo fitimprurese me konsulente në turizëm), nisi një projekt lobimi për DMO-të në gjithë Shqipërinë. Projekti titullohet: : Rritje ndergjegjesimi dhe lobim te politikbërësit, për zhvillimin e modelit të DMO-ve në Shqipëri, i cili zhvillohet nën projektin e Co Plan Institute for Habitat Development, financuar nga Bashkimi Europian.

Projekti ka 3 komponentë:

1. Koordinim mes gjithë donatorëve, sinkronizim të përpjekjeve për një qëllim, shpejtimin e krijimit të DMO-ve në Shqipëri dhe krijimin e kornizës ligjore për funksionimin e tyre.

2. Sensibilizim te grupet e interesit në 3 destinacione (zona UNESCO): Berat (nivel qarku), Pogradec dhe Sarande (perfshi Delvine, Ksamil, Finiq, Konispol), per ti njohur ata cfarë janë DMO-të, si i shohin ato organizata publike, private apo mix, dhe a kanë nevojë për krijimin e tyre, ku u bënë seminare informuese dhe pyetsore

3. Lobimin te politikbërësit për shpejtimin e kornizës ligjore për DMO, dhe zbatimin e strategjise se turizmit të qëndrueshëm.

Fazat e projektit 15-Dhjetor 2020-15 dhjetor 2021

1. Takim me donatorë (Mars-Prill)
2. Pyetsor me grupet e interesit per DMO (prill-Maj)
3. 6 tryeza ne terren me grupet e interesit (maj-gusht)
4. Takim me politikberes, draft ligjor, seance ne parlament (shtator-tetor)
5. Tryeze e madhe me donatore, politikberes (nentor)

Ky projekt zbatohet nga DMO Albania dhe mbeshtetet nga Co-plan Institute for Habitat Development dhe financohet nga Bashkimi Europian

 
Facebook
Twitter
LinkedIn
Youtube
Follow by Email