Nga ferri në ferr: Historia e të mbijetuarve shqiptarë nga kampi i përqendrimit Mauthausen

Përmbledhje:
Ky projekt tregon historinë e të mbijetuarve shqiptarë nga kampi famëkeq i përqendrimit në Mauthausen në Austri, duke formësuar, regjistruar historitë e tyre personale dhe duke mbledhur dokumente nga arkivi shqiptar në lidhje me periudhën e nazizmit në Shqipëri. Tregimet janë unike, pasi te mbijetuarit i shpëtojnë ferrit për të jetuar në një ferr tjetër, në regjimin Komunist të Diktatorit Enver Hoxha. Disa prej tyre u burgosën përsëri në diktaturë, të konsideruar si spiunë ose bashkëpunëtorë të armiqve të huaj.
Qëllimi ynë nuk është vetëm mbledhja dhe regjistrimi i historive të tyre, por krijimi i mundësive arsimore për brezat e rinj, t'u ofrojmë atyre mjete për të mësuar këtë pjesë të historisë, nga këndvështrimi i shqiptarëve. Projekti do të krijojë një dhomë arkivi të gjallë në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë, për të lidhur institucionin me qytetin dhe me komunitetin, veçanërisht me brezat e rinj që nuk dinë shumë për këtë periudhë. Një ekspozitë dhe një tregim dixhital do të çojë audiencën në vendet e asaj periudhe, të shoqëruar nga zërat e të mbijetuarve shqiptarë.
Njerëzit e mbijetuar dhe familjarët e tyre nga Shqipëria (Tirana, Durrësi, Vlora) do të tregojnë historinë e tyre si viktima të nazizmit dhe më pas si të mbijetuar në komunizëm. Përmes bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar ne do të mundësojmë një projekt inovativ multimedial për të edukuar brezat se ajo që ka ndodhur, nuk duhet të përsëritet më kurrë.
Ideja:
Qëllimi i projektit është te rrefejme këtë pjesë të munguar të historisë me kërkim historik, ekspozita, regjistrime, dhe aktivitete edukative per brezat e rinj. Të paktën 8 histori të personave të mbijetuar do regjistrohen dhe bëhen pjesë e një dokumentari, ekspozite, dhe një serie botimesh e esesh.
Facebook
Twitter
LinkedIn
Follow by Email