Visit TIRANA është tashme portali më i madh turistik dhe i vetmi i këtij lloji për kryeqytetin shqiptar. Visit Tirana është kthyer prej 6 vitesh në portën kryesore hyrëse për të gjithë turistët që duan informacion për Tiranën. Një pikë kontakti dhe zyrë informacioni online për shumë qytetarë vendas dhe të huaj.
Visit Tirana është një iniciativë krejt private për marketimin e kryeqytetit si destinacion, një iniciative që nisi me vullnetin e mire, pa financim për të listuar gjithë atraksionet e munguara të kryeqytetit për të treguar historinë e kryeqytetit, për të dokumentuar gjithcka rreth Tiranes në një faqe të vetme. Shume shpejt nisi të bëhej faqja më e klikuar për turistët e etur për informacion që kërkonin të dinin që nga kërkesat minimale të transportit, ku nisen autobusat për në qytete të tjera apo në atraksionet kryesore, e deri te informacione për atraksione të reja vendodhjen e tyre, kërkesa për ture dhe informacione për evente. Duke pare interesin dhe pamundësinë për t’iu përgjigjur gjithckaje, Visit Tirana gradualisht u angazhua te prodhonte vete paketa dhe sugjerime qe të ofronte gjithnje e më tepër informacion për turistët, pa u munduar qe ta kerkonin me email. Keshtu shtuam ne portofolin tone:
- Një artikull cdo muaj, cfarë të bësh në Tiranë, në gusht, shtator etj. Artikull që del i përditësuar cdo fillim muaji, me eventet, dhe sugjerimet përkatëse për turistët
- Nje gazete mujore qe nga 2017, ku jepen gjithe informacionet e reja, sugjerimet, dhe i dergohet mbi 2000 adresave.
- Paketa turistike cfarë të bësh 24 orë në Tiranë, 48 orë e kështu me radhë
- Ture të reja bazuar në kërkesat e klientëve: Turi në ndërtesat komuniste, turi i vilave të vjetra, turi i vajit të ullirit etj
- Një database i përditësuar eventesh, falë bashkëpunimit me gjithë institucionet tona. Shumë turistë klikojnë dhe shohin aty, se cfarë ka për tu pare apo ndjekur ditë për ditë në Tiranë.
- Që nga viti 2016, angazhohen të gjithë ata që vizitojnë Tiranën, me konkurse fotografie sezonale, cdo tre muaj, ku tregohen bukuritë e Tiranes në cdo stinë. Konkurset janë me hashtagun e caktuar të stinës dhe vitit #TiranaSpring2021, #tiranaSummer2021 etj. Këto konkurse të vogla kanë nxjerrë dhjetra fitues dhe kanë angazhuar një komunitet prej 2000 fotografësh amatorë e profesionistë.
Pandemia
Gjatë pandemisë ishim burimi i vetëm non stop i informacionit, duke përditësuar për ndjekësit tanë se kur do hapej Tirana, cilat ishin rregullat e reja, etj. Të gjitha informacionet tona, artikujt tanë nuk janë ndalur gjatë pandemisë, po kështu kemi prodhuar dhe video promovuese për të mbajtur gjallë shpresën se gjithcka ishte e përkohshme dhe turizmi do riniste sërish.
Kemi promovuar dhe klientët tanë, biznese turistike që pësuan humbje të mëdha nga pandemia.
Për gjithë këtë ecuri, Visit Tirana është krenare, dhe sot është burimi më i besueshëm i informacionit për Tiranën. Stafi dhe pse i kufizuar i kthen përgjigje cdo turisti, që nga kërkesat për tampon e PCR, e deri te datat e eventeve të ndryshme. Ndihmojmë indirekt turizmin në Tiranë, jemi dora e fshehtë e ndihmës për shumë biznese turistike që sot u shërbejnë turistëve dhe rrisin mirëqënien e tyre. Ftesa e turistëve duke thënë se Shqipëria është vend i sigurt, dhënia e informacioneve dhe bërja të lehtë udhëtimin e tyre, ka lehtësuar shumë ardhjen e turistëve në cdo kohë.
Misioni ynë vazhdon, dhe duam që të jemi organizata më e respektueshme dhe më aktive e marketimit të Tiranës si Destinacion dhe në një të ardhme e menaxhimit turistik të kryeqytetit me ndihmën dhe bashkëpunimin e gjithë aktorëve të turizmit në kryeqytet.
Stafi i Visit Tirana