DMO ALBANIA organizoi tryezën e dytë dhe të fundit në qytetin e Pogradecit në kuadër të projektit për rritjen e ndërgjegjësimit të aktorëve të turizmit dhe lobim te politikbërësit për ngritjen e DMOve.
Eventi u organizua më 19 korrik. Rajoni i Liqenit të Ohrit ka specifikë të vecantë pasi Liqeni i OHrit është pasuri UNESCO dhe në gjithë rekomandimet e saj kërkon qëliqeni të menaxhohet si i tërë nga një ekip i përbashkët i dy vendeve. Në këtë vision duhet parë dhe turizmi dhe gjithë produktet turistike të rajonit.
DMO ALBANIA duke patur parasysh këtë kontekst ftoi në këtë tryezë të dytë dhe dy drejtuesit e departamentit të turizmit në Bashkitë Ohër e Strugë.
Nga pala shqiptare ishin të pranishëm nenkryetarja e Bashkisë Pogradec, znj Entela Gusho dhe përfaqësues nga sektori i turizmit në Bashki.
Po kështu ishin tur operatorë nga Visit Pogradec e Discover Pogradec, përfaqesues nga hoteleria, restorante etj
Eksperti i Turizmit, z Kliton Gerxhani se pari shpjegoi rezultatin e nje sondazhi bërë me shumë aktorë tëturizmit në Shqipëri, lidhur me nevojën për DMO-te. Më pas ai shpjegoi hapat si krijohet një organizatë e shoqërisë civile qe mund të shndërohet në DMO.
Më tej gjatë diskutimeve fokusi u vu te ripaketimi i ofertës turistike ne dy anet e liqenit. Meqe legjislacioni është ndsyhe në dy vendet, u ra dakord që aktorët e turizmit të organizohen në secilin qytet, ne forme forumi a DMO, dhe më pas të bashkëpunojnë ngushtë me njeri tjetrin per aktivitete e produkte te perbashketa.
DMO ALBANIA u largua me pershtypjen nga keto dy tryeza se dëshira është shumë e mirë, por e veshtire qe aktoret kryesore qe kane peshen me te madhe ne turizmin e Pogradecit, te ulen bashke ne tryeze dhe te krijojne nje organizim per te diskutuar se bashku ceshtjet qe shqetesojne turizmin ne Pogradec