Ideim & Organizim eventi

DMO Albania ka organizuar ngjarje në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm të projektit. Ngjarjet përfshijnë tryeza të rrumbullakëta me palët e interesuara, ceremonitë e fillimit të një projekti, panairet e turizmit, etj.

Një seri ngjarjesh janë organizuar në Pogradec, më 4 tetor 2019, për të ndarë rezultatet e projektit "Fushata e bazuar në prova për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit", e mbështetur nga Instituti Co-PLAN për Zhvillimin e Habitatit, dhe zbatuar nga DMO Albania. Projekti bëri të mundur identifikimin e pikave më kritike që kërkojnë vëmendje dhe zgjidhje të menjëhershme për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit.

DMO Albania ka krijuar dhe organizuar Tirana Photo Festival, një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të bukura të fotografisë në Tiranë, Shqipëri. Ky festival angazhon qindra fotografë shqiptarë dhe të huaj duke konkurruar me fotografitë e marra në Shqipëri.
Deri më tani jane organizuar 4 edicione te suksesshme 2018, 2019, 2020, 2021 Qëllimi ynë është ta bëjmë këtë një festival rajonal dhe ndoshta ndërkombëtar.


Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Tirana Foto Festival që organizohet cdo vit te Muzeu Historik Kombëtar, qindra dashamirës të fotografisë mblidhen dhe shijojne ekspozitën me 100 fotot më të mira, dhe dhjetra fotografë vlerësohen me çmime të ndryshme..

Takimi me perfaqesuesit nga institucionet vendimmarrese dhe te menaxhimit te zones se Liqenit te Ohrit, qe u zhvillua ne Pogradec, me date 4 tetor, vuri ne dukje se arsyet te ndotjes se Liqenit te formuluara ...

Facebook
Twitter
LinkedIn
Youtube
Follow by Email