Gjirokastra është qytet i listuar në UNESCO dhe ndodhet në juglindje të Shqipërisë. Ky qytet ka vlera të mëdha të kulturës dhe civilizimit të popullit shqiptar, njëarkitekturë të bukur, dhe të ruajtur më së miri e cila për vlerat e jashtëzakonshme të saj u bë pasuri e UNESCO në 2005. Ky qytet gjithashtu është vendi i lindjes së Ismail Kadare, shkrimtari më i njohur shqiptar në botë.
Duke parë nevojën për promovimin dhe brandimin e vlerave të këtij qyteti dhe të gjithë zonës që e rrethon, ne vendosëm të ideojmë një projekt për identifikimin dhe rishkrimin e historisë, vlerave, traditave të gjithë qarkut Gjirokastër dhe për ta promovuar si një model të një turizmi ndryshe, turizëm cilësor, gjithëvjetor mbështetur në traditën dhe vlerat e destinacionit.
Por promovuesit e destinacioneve nuk mund të shpikin një identitet: janë banorët dhe vizitorët ata që i nxjerrin këto vlera duke ndarë ato mes tyre. Roli ynë si DMO në këtë projekt, përvec udhëtimeve dhe takimeve tona me lokalët për të gjetur histori unike, ne takuam gjithashtu historianë dhe konsultuam dhjetra libra e legjenda për gjithë këtë zonë. Storytelling ishte hapi i parë drejt brandimit të qarkut Gjirokastër.
Më pas punuam për listimin e gjithe atraksioneve, historive, paketave turistike në mënyën më të mirë të mundshme në portalin e ri që u krijua
Nga gjithë kërkimi ynë ne bëmë këtë ndarje:
Pas një analize të thellë, ne vendosëm se tre elementët që e dallojnë dhe përfaqësojnë identitetin e gjithë këtij rajoni janë: 1. Kalaja- për rezistencën; 2. Libri për literaturën dhe dijen e kësaj zone (Vec Kadaresë, është dhe vendlindja e vëllezërve Frashëri) dhe elementi i tretë, malet dhe parqet. Të treja janë gërshetuar në logon e brandimit të qarkut.
Gjirokastra ka peshën e brandimit të këtij destinacioni, pasi 80% e udhëtarëve vijnë të shohin qytetin UNESCO dhe pastaj synimi është që ata të shpërndahen sa më gjatë në rajon. Ndaj dhe brandimi ynë ka Gjirokastrën në fokus. Slogani më i mirë për ta përshkruar këtë qark është: Kronikë nëGur, titulli i librit të fëmijërisë së Ismail Kadaresë. Jo vetëm GJirokastra është e gurtë, por gjithë ndërtimet në Përmet, urat prej guri, në Tepelenë e kudo. Dhe kronikë, nuk është vetëm historia e rrugicave të Gjirokastrës, por gjithë legjendat dhe historitë e zonës, përmes një mjeshtrie të treguari nga vetë vendasit, përcjellë brez pas brezi.