Turizmi i qëndrueshëm

Sustainable Albania

Çfarë është turizmi i qëndrueshëm?

Turizmi që merr parasysh plotësisht ndikimet e tij aktuale dhe të ardhshme ekonomike, sociale dhe mjedisore, duke adresuar nevojat e vizitorëve, industrisë, mjedisit dhe komuniteteve pritëse “- UNWTO

Për një turizëm të qëndrueshëm në Shqipëri: Ki respekt për natyrën dhe asetet kulturore, çmo identitetin dhe traditën e komuniteteve, shijo të bukurën pa lënë asnjë ndotje pas, ta duash këtë vend siç e duan banorët lokalë.

Këto janë mesazhet për një turizëm të qëndrueshëm që DMO Albania synon të përcjellë me punën e saj. Vizioni ynë është të lobojmë për një turizëm të qëndrueshëm që respekton natyrën dhe habitatet dhe speciet në gjendjen e tyre natyrale dhe bashkëjeton me mjedisin. Të lobojmë për turistë të përgjegjshëm që ta trajtojnë vendin që vizitojnë njësoj si shtëpinë e tyre. Askush nuk ndot vendin ku jeton, kështu duhet të sillen dhe me vendin ku jetojnë komunitetet e tjera. Të sillen dhe jetojnë si vendasit, të respektojnë traditat, të ulin dhe kamerat nëse kjo bie ndesh me zakonet e tyre.

DMO ALBANIA përmes ekspertëve të saj të certifikuar në Turizmin e Qëndrueshëm nga GSTC (Global Sustainable Tourism Council), ju mundëson trajnime të dedikuara për kriteret e turizmit të qëndrueshëm.

Turizmi i Qëndrueshëm nuk është një formë e re turizmi por është e ardhmja. Herët a vonë gjithë oferta turistike duhet të jetë e qëndrueshme, cka do të thotë të ardhura të qëndrueshme gjithëvjetore, ruajtje të kulturës, traditës dhe vecanërisht të mjedisit. Janë kritere fikse të përcaktuara qartë për hotelet, tur operatorët dhe destinacionet.

4 shtyllat e turizmit të qëndrueshëm

  • Menaxhim i qendrueshem (DMO-te, partneritet public private community, strukture e qëndrueshme, mbeshtetje financiare e qëndrueshme, vizion afatgjate, strategji e plan veprimi
  • Ekonomi e qëndrueshme për komunitetet (Të ardhura për gjithë komunitetin, shpërndarja e turisteve dhe te ardhurave, pune e denjë etj)
  • Qëndrueshmëri kulturore (Mbrojtja e aseteve, traditave, zakoneve, dhe edukimi i qytetareve dhe turisteve me to)
  • Qendrueshmeri mjedisore (minizimi i gjithe impakteve negative ne mjedis, reduktimi i ndotjes, riciklimi, transport i gjelber etj)

Kriteret e turizmit të qëndrueshëm për destinacionet

GSTC-Destination-Criteria-v2 0-ALB

 

Kriteret e Turizmit të qëndrueshëm për tur operatorët

GSTC-Industry-Criteria-for-Tour-Operators-with-indicators-Dec-2016_ALB

Jeni te interesuar për trajnime në turizmin e qëndrueshem? Ne përgatisim trajnime të dedikuara për grupe minimumi 4 persona (biznese)

Contact e.kushova@dmoalbania.al

Eva Kushova është eksperte e turizmit të qëndrueshëm, trajnuar nga GSTC në Zvicër

Facebook
Twitter
LinkedIn
Follow by Email