Rritje ndërgjegjësimi dhe lobim tek politikëbërësit për zhvillimin e modelit të DMO-ve në Shqipëri

Projekti zgjat nga 15 dhjetor 2020-15 dhjetor 2021. Projekti zbatohet nga DMO ALBANIA dhe është pjese e iniciatives se Co Plan Institute for Habitat Development, me titull: Dialog për Zhvillim Politikash Gjithëpërfshirëse në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian
Rreth projektit: Strategjia Kombëtare për Zhvillimin e Qendrueshëm të Turizmit 2019-2023, ka nisur te zbatohet, por jo plotesisht. Objektivi 5 i kesaj strategjie, qe ka lidhje me zhvillimin e nje modeli te nje DMO-je, organizate per menaxhimin e destinacionit, krijimin e kornizes ligjore per menaxhimin dhe operimin e ketyre DMO-ve dhe monitorimin e tyre, nuk ka nisur te zbatohet. Qe kur eshte miratuar kjo strategji, eshte bere vetem nje takim ne shtator 2019, me grupet e interesit dhe ndermjetesuar nga Ministria e turizmit, por asgje me shume.
Ne si DMO Albania kemi krijuar tashme dy DMO, Visit Tiranen, qe promovon kryeqytetin si destinacion dhe Visit Gjirokastren, nje projekt i mbeshtetur nga RISI Albania, i vetmi model i vertete DMO-je ne vend, qe numeron 100 biznese dhe 6 bashki te dakordesuara dhe qe jane pjese e partneritetit. Por ende nuk është kuptuar rëndësia dhe domosdoshmëria e këtyre organizatave për të menaxhuar destinacione të qëndrueshme. Nje kornize ligjore eshte e domosdoshme qe keto DMO te nisin te funksionojne sic duhet dhe te mos varen nga donatoret.
Ne me kete projekt synojme te ndergjegjesojme dhe mobilizojme gjithe grupet e interesit per te vene ne levizje mekanizmat ligjore te funksionimit dhe mbeshtetjes se DMO-ve ne Shqiperi. Objektivi (at) i Përgjithshëm:
-Lobimi, ndergjegjesimi dhe perfshirja e stakeholderave (public dhe private) ne krijimin dhe menaxhimin turistik te qendrueshem te destiancioneve (DMO-ve
Objektivi (at) i Përgjithshëm:
-Të mobilizojë grupet e interesit për të qenë të së bashku në këtë process të krijimit dhe fuksionimit të DMOve ne destinacionet turistike.
-Të advokojë dhe nxisë krijimin e partneriteteve te tilla ne disa zona me potencial per te replikuar modelin e Visit Gjirokastra (partneritet public private ) (Pogradec, Sarande)
-Të ndërgjegjësojë politikbërësit, përfshi dhe drejtuesit e bashkive, si dhe median për rolin e jashtëzakonshëm të DMO-ve në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në cdo destinacion.
-Të sjellë e diskutojë në tryeza pune me grupe interesi disa modele për mbeshtetjen financiare te DMO-ve, bazuar në ekskperiencat e huaja
-Të zhvillojë një dëgjesë në Kuvend me grupin e interest per SDC (sfidat e mileniumiit) per turizmin e qendrueshem dhe nevojen e mbeshtetjes se DMOve per kete qellim
-Të advokoje ne Ministrine e Turizmit dhe Qeveri per fillimin dhe draftimin e një kornize ligjore për DMO ne perputhje me strategjine e turizmit te qendrueshem 2019-2023
Facebook
Twitter
LinkedIn
Youtube
Follow by Email