Projekti i Liqenit të Ohrit


Liqeni Ohrit

Promovimi i Liqenit të Ohrit është një punë e vazhdueshme e stafit tonë që ka nisur 3 vite më parë me një projekt të financuar nga Bashkimi Europian, dhe Ministria shqiptare e Mjedisit dhe e zbatuar nga UNESCO. Projekti titullohej: Drejt një qeverisjeje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të Liqenit të Ohrit”. Stafi ynë ka qenë përgjegjës për PR e projektit, për prodhimin e një gazete elektronike në 3 gjuhë e shpërndarë për gjithë grupet e interesit të Liqenit të Ohrit, për mirëmbajtjen e mediave sociale, organizimin e konkurseve fotografike, prodhimi i albumeve, dhe organizimi i seminareve në bashkëpunim me UNESCO dhe IUCN. Qëllimi i projektit ishte të përgatitej dosja shqiptare për futjen në UNESCO të pjesës shqiptare te Liqenit. Pjesa maqedonase e Liqenit, prej 2/3 ka qenë pjesë e UNESCO që në vitin 1979 ndërsa pjesa shqiptare u pranua në 5 Korrik 2019 në Takimin e Komitetit të Trashëgimisë Botërore në Baku, Azerbaxhan. Projekti për Liqenin e Ohrit, i realizuar nga DMO titullohej: Fushatë mbi bazë evidencash për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit
Projekti u mbështet nga CO-Plan, dhe u financua nga Bashkimi Europian, përmes skemës së thirrjes: Mbështetje financiare për palë të treta në kuadvr të projektit të financuar nga BE: ENV.Net Factoring the Environmental Portfolio for WB and Turkey in The EU Policy Agenda” financuar nga BE. Projekti nisi në Maj 2019 dhe zgjati 5 muaj. Qëllimi i këtij projekti ishte evidentimi i faktorëve që ndotin Liqenin e Ohrit dhe rritja e ndërgjegjësimit të grupeve të intersit dhe publikut për situatën aktuale, si dhe për të adresuar këto çështje te autoritetet përgjegjëse shqiptare. Projekti realizoi tre studime për ndotësit potencialë të liqenit, një për impaktin minerar, tjetri për ndikimin në zonat e përfshira në UNESCO, Lini dhe Tushemishti, dhe studimi tjetër për gjithë ndikuesit e tjerë në mjedis. Projekti u përmbyll me një tryezë ku morën pjesë dhe diskutuan gjithë grupet e interesit në rajonin e Liqenit të Ohrit, që nga pushteti qëndror, lokal, organizata të shoqërisë civile etj.
Lexoni blogun dhe kanalet sociale të projektit.
https://www.facebook.com/LakeOhridHeritage/
https://www.facebook.com/LakeOhridHeritage/