Ky projekt do te zhvillohet nga muaji janar deri ne muajin qershor. DMO Albania duke e pasur në fokus të veprimtarisë së saj edukimin e brezave të rinj me çështje të trashëgimisë kulturore e historike të Tiranës ka iniciuar organizimin e një cikli leksionesh të hapura për nxënës të shkollave të mesme të Tiranës mbi trashëgiminë kulturore materiale dhe shpirtërore të Tiranës dhe rrethinave të saj, ku Akademia e Studimeve Albanologjike do aktivizojë lektorët dhe ekspertët e saj më të mirë të fushës së arkeologjisë, arkitekturës dhe trashëgimisë shpirtërore për të kryer këtë program edukimi. Ky projekt synon të rrisë njohjen e të rinjve të Tiranës me trashëgiminë kulurore dhe historike të Tiranës që forcon identitetin e tyre si qyetarë Tiranas. Njëkohësisht studimi i trashëgimisë ka të bëjë me rrënjët, me të kaluarën, me traditat. Sa më mirë të njihet kjo trashëgimi aq më të formuar e të aftë do të jenë të rinjtë tanë për t’u përballur me sfidat që paraqet e tashmja dhe e ardhmja.
***
Projekti “Edukimi i të rinjve me trashëgiminë kulturore të Tiranës”, është një projekt që zbatohet nga DMO ALBANIA në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Albanologjike dhe Institutin e Arkeologjisë dhe financohet nga Bashkia Tiranë. Qëllimi i projektit është të rrisë njohjen e të rinjve të Tiranës me trashëgiminë kulurore dhe historike të Tiranës dhe të forcojë identitetin e tyre si qytetarë të Tiranës. Një cikël leksionesh u zhvilluan me nxënësit e shkollave të mesme të Tiranës për t’u njohur me 6 periudhat më të rëndësishme të historisë së qytetit, që nga antikiteti e deri te arkitektura e shekullit XX. Nxënësit pas ores mesimore në mjediset e Akademisë së Studimeve Albanologjike vizituan Muzeun Arkeologjik. Lektorët ishin ekspertët më të mirë të arkeologjisë dhe studimeve albanologjike: Dr. Melsi Labi, Dr. Nevila Molla, Dr. Sabina Veseli, Dr. Edlira Andoni, Dr. Belisa Muka. Në fund të projektit, nxënësit vizituan Kalane e Persqopit në Tiranë, ku panë nga afër gjurmë të qytetërimit të lashtë në kryeqytet.