Çfarë përfiton komuniteti nga turizmi?

Turizmi mund të sjellë një impakt të jashtëzakonshem në destinacionet tona. Të ardhurat nga turizmi ndihmojnë për mbrojtjen dhe ruajtjen e traditave locale, për të mbrojtur mjedisin dhe mbi të gjitha gjenerojnë vende pune. Por çfarë merr nga turizmi komuniteti për gjithë punën e madhe që bën?

Në fakt qeveria, ministritë, apo dhe statisticienet nuk merren shumë me këtë pjesë, që sa përqind të ardhura i mbeten komunitetit nga një numër x turistësh. Statistikat shpesh bazohen në të dhëna të tilla si: numri i vendeve të punës dhe numri total i vizitorëve. Padiskutim që këto kanë rëndësi. Por këto statistika me të cilët mburren institucionet tregojnë vetëm një pjesë të historisë. Matja e impaktit të turizmit kërkon që tashmë të adresohen sfidat aktuale, aq më tepër pas COVID 19 dhe më tej, ku rëndësia qëndron te rimekembja e ekonomisë në cdo cep të vendit.

Le të marrim një shembull: Sa te ardhura psh përfiton komuniteti i Përmetit, apo i zonës në Benjë dhe Ogdunan nga turistët gjithëvjetor në Ujerat Termale?

Përveç ndonjë nate fjejtje në qytetin e Përmetit, apo ndonjë dreke, asnjë e ardhur nuk mbetet për komunitetin. Kështu gjithë të ardhurat që merren nga turistët për të ardhur në këtë destinacion nuk mbërrijnë në këtë destinacion, por shkojnë te bileta e avionit, transporti, agjencia turistike apo guida, qe jane jashte zones se Permetit. Në këtë zonë tashmë nuk ka as lokale as restorante, as artizane. Kështu që nuk kanë përfituar banorët blerjen e këtyre produkteve.

Kjo quhet rrjedhje e turizmit dhe kjo ndodh kur të ardhurat e gjeneruara nga turizmi humbin jashtë ekonomise së destinacionit. Rrjedhja e turizmit llogaritet nga 60- 90% qe do te thote vetëm 40 % -10 % e të ardhurave mbeten në destinacion, me akomodim ose kulinari, apo blerje suveniresh. Në rastin e vendeve jo shumë të zhvilluara, me infrastrukture te dobet, vetëm 10% mund të mbetet në destinacion.

Atëherë çfarë do bejë destinacioni me këto 10% të të ardhurave? Si do i ruajë e i mbrojë asetet kulturore e natyrore, si do i ruajnë vendet e punës? Nga ana tjetër këto 10% nuk mjaftojnë për të riparuar dëmin që u bëhet këtyre destinacioneve, pasi sjellin efekte negative për destinacionin, ndotje, dyndje që në fakt duhet të pastrohet më vonë. Po kështu infrastruktura turistike duhet të mirëmbahet, tabelat gjithashtu.

Në rastin e Përmetit meqë e morëm si shembull , është Agjencia shtetërore e zonave të mbrojtura, që kujdeset për pastrimin e dëmeve që lënë turistet njëditore pas, edhe pse kjo nuk është punë e paguar për ta. Ndërkohë që një pjesë e të ardhurave të turizmit në destinacion duhet te shkojë pse jo dhe për pastrimin e dëmeve. Në fakt një turizëm i shëndetshem duhet ti trajtoje atraksionet si entitete të gjalla. Rezidentet duhet të perfitojnë dicka, fundja dhe një pagese bilete për destinacionet e populluara.

Të gjitha këto situata që janë aq të ndryshueshme, duhet të zgjidhen rast pas rasti nga DMO-te, nga organizatat që duhet të menaxhojne turizmin në destinacionet turistike. DMO-te duhet te bëjnë dhe matje e statistika të numrit të turistëve dhe të ardhurave që ata lënë dhe të gjejë mënyra që paratë të mos ikin të gjitha jashtë destinacionit. DMO-te duhet te masin dhe faktorët dhe kostot e mjedisit, si gjurmet e karbonit per cdo udhetar, dhe cilesine e jetes se banoreve etj. Pra DMO-te duhet t’i vendosin nje çmim destinacionit, bazuar ne gjithë parametrat, dhe turistet duhet te perballen me keto kushte, e me kete çmim.  Në vend që të fokusohen në tërheqjen e sa më shumë turisteve, duhet të fokusohen në reduktimin e ikjes së të ardhurave nga destinacioni. Pra t’i sjellin vlerë destinacionit pa vizitorë shtese. Cilësi dhe jo sasi. Këtë mund ta bëjnë vetëm DMO-të.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Follow by Email