DMO Albania ka marre nje rol drejtues në zhvillimin e destinacioneve turistike në Shqipëri
Tashmë ka ardhur koha që çdo destinacion të ketë një organizatë drejtuese, të ketë një plan menaxhimi dhe strategji afatgjatë. Menaxhimi i destinacionit është një proces drejtimi, influencimi dhe koordinimi i menaxhimit të gjithë aspekteve të një destinacioni që nga statistikat e turistëve, të kohëqëndrimit, kapaciteteve akomoduese, te eksperienca dhe përshtypjet e turistëve, shpërndarja e të ardhurave për gjithë komunitetin nga turizmi, ruajtjen e aseteve natyrore e kulturore, mbrojtja e traditës dhe trashëgimisë, mbrojtja e mjedisit, iniciativat për metoda ekologjike në menaxhimin e turizmit etj
Hapi i parë është të mblidhesh bashkë me gjithë grupet e interesit, përshi dhe autoritetet publike të destinacionit për të përcaktuar një profil unik dhe konkurues më te cilin do prezantohet destinacioni juaj dhe do tërheqë turistët e jashtëm dhe vendas.