Drejt një modeli për Organizatat për Menaxhimin e Destinacionit në Shqipëri

Drejt një modeli për Organizatat për Menaxhimin e Destinacionit në Shqipëri

Takim Online, 29 Mars 2021

Në kuader të projektit: “Rritje ndërgjegjësimi dhe lobim tek politikëbërësit për zhvillimin e modelit të DMO-ve në Shqipëri, në zbatim të strategjisë 2019-2023 për Turizmin e Qëndrueshëm, i cili zhvillohet nën projektin Co Plan  “Dialog për Zhvillim Politikash Gjithëpërfshirëse në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Europian,

Të Hënën më 29 Mars u zhvillua një takim online me donatorë që punojnë me projekte për krijimin dhe forcimin e DMO-ve në Shqipëri.

Fillimisht u prezantua projekti i DMO ALBANIA cili ka synim kryesisht ndërgjegjësimin e gjithë grupeve të interest për nevojën dhe domosdoshmërinë e krijimit të DMOve në destinacionet me potencial turistik, në mënyrë që të kemi një planifikim dhe menaxhim të qendrueshëm të turizmit në këto destinacione. Gjithashtu projekti ka synim të koordinojë gjithë përpjekjet e donatorëve për të punuar së bashku për të shpejtuar zbatimin e Strategjisë së Turizmit të Qendrueshëm 2019-2023 e cila parashikon dhe ngritjen dhe mbështetjen financiare për DMO-të në vendin tonë.

Eksperti i Turizmit, z. Kliton Gërxhani foli për nevojën e DMO-ve dhe trendin botëror të tyre, ku gjithë destinacionet po shkojnë drejt menaxhimit dhe jo thjesht marketimit. Ai solli disa shembuj konkretë që mund të përshtaten në destinacionet shqiptare.

Më pas me radhë donatorët paraqitën vizionin dhe projektet e tyre. Znj Dhurata Gazuli nga GIZ ALBANIA prezantoi projektin e saj për krijimin e DMO-ve ne 3 qarqe: Dibër, Vlorë dhe Shkodër dhe më pas duke pilotuar DMO-të në këto zona, do të nisin dhe punën për krijimin e kuadrit ligjor për DMO-të.

Risi Albania, përmes z. Mirtjon Mita, foli për projektin Visit Gjirokastra, e cila është vlerësuar si një nga modelet e vetme funksionale të formës së DMO-ve në Shqipëri. Z Mita tha se kuadri ligjor është shumë I nevojshëm për të nxitur bashkëpunimin e Bashkive të qarkut Gjirokastër

Më tej Ministria e Turizmit, përmes znj Zoica Bardhi tha se po punohet kryesisht me GIZ për të krijuar DMO-te dhe për të bërë kuadrin ligjor. Ajo tha se në cdo qark, pra në 12 qarqe janë ngritur dege territoriale të turizmit, me specialist turizmi.

Fjalën e mori dhe ALCDF, organizata që ka krijuar Visit Dibra (visitdiber.com) një forum me grupet e interesit të turizmit, por jo të legalizuar. Tashmë ky forum është pjesë e projektit të GIZ për tu kthyer në DMO.

Ky takim ishte hapi I parë I projektit të DMO ALBANIA, I cili do vazhdojë me fazat e tjera të projektit që përfshin ndërgjegjësim për nevojën e DMOve në tre zona: Berat, Pogradec, Sarandë;  Kryerjen e një sondazhi me gjithë grupet e interest për nevojën e DMO-ve;  përgatitjen e disa modeleve që së bashku me gjithë gjetjet e sondazhit dhe rezultatet e tryezave ne tre qytetet e përmendura, do të sillen në një tryezë të dytë me donatorët në shtator, përpara se të shkojmë në Kuvend për një seancë dëgjimore për të sensiblizuar dhe politikbërësit për rëndësinë e DMO-ve në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

DMO ALBANIA është e vendosur të koordinoje perpjekjet me gjithe donatoret dhe grupet e interesit per te shpejtuar procesin e krijimit te DMO-ve ne Shqiperi dhe zbatimin e Strategjise 2019-2023 per turizmin e qendrueshem.

Linku I takimit

https://www.youtube.com/watch?v=YAgPierqwVc&t=1326s

Facebook
Twitter
LinkedIn
Follow by Email