Saranda, seminari i dyte me aktoret e turizmit

Seminari i dyte me aktorët e turizmit Sarandë u mbajt më 16 gusht 2021, ne një nga hotelet më të frekuentuara nga të huajt, dhe nga më të vecantët për nga arkitektura Bouganville Bay.

Jo më kot u zgjodh kjo datë dhe ky hotel për të parë nga afër dhe diskutuar me aktorët e turizmit në zonën e Sarandës, si duhet të menaxhohet turizmi, aq më tepër kur ai është i pa përgatitur, i pa orientuar, dhe krejt kaotik.

Në mes të gushtit, Saranda ka përjetuar numrin më të madh të turistëve nga e gjithë bota, por gjithcka ishte pa asnje pergatitje, pasi vetë aktorët e turizmit nuk e kishin pritur një fluks të tillë pas pandemisë.

Menaxhimi i destinacionit ishte i pamundur, restoratet dhe hotelet tej kapacitetit çka çoi në rritje të paprecedentë çmimesh dhe në përkeqësimin e shërbimit, për shkak të pamundësisë për ti sherbyer një fluksi të tillë. Nga ana tjetër trafiku ishte i jashtëzakonshem pasi njerëzit lëviznin vetëm me makina personale në mungesë të transportit publik. Parkimet ishin tej kapacitetit, dhe oferta turistike e paqartë për ti shpërndarë turistët në destinacione të tjera.

Turistët nuk e kishin informacionin të qartë se sa i pasur është ai destinacion. Përvec Butrintit, Syrit te Kalter, Kalasë se Lekursit, Ksamilit, shume destinacione te tjera jane te papromovuara dhe te pamundura per te shkuar, si qyteti i Finiqit, Kisha e Mesopotamit, Kanali i Vivarit dhe kalaja e Ali Pashes, apo Kalaja veneciane trekendore, udhetimi në Konispol apo Delvine dhe frekuentimi i agroturizmit ne zone. Te gjitha keto ishin te pamundura

Seminari me grupet e interesit

Me shume se 20 aktore te turizmit, hoteliere, agjenci turistike, guida moren pjese ne seminarin e zhvilluar ne Sarande, gjithashtu te pranishem ishin dhe 5 përfaqësues nga Bashkia Sarande e cila e vlerësoi maksimalisht këtë takim, në përpjekje për të dëgjuar dicka më shumë në menaxhimin e kësaj situate të turizmit.

Eksperti i turizmit z. Kliton Gerxhani në vijimësi të takimit të parë, u ndal te mënyra si mund të krijohet një shoqatë turizmi e cila nesër mund të shndërrohet në DMO për qytetin dhe rrethinat. Të gjitha hapat që aktorët e turizmit duhet të bëjnë dhe si duhet të ulen ata për të bërë lobimin dhe kerkesat e tyre në Bashki dhe te autoritetet qendrore.

Drejtuesja e projektit znj Eva Kushova foli për potencialet e Sarandës, Delvines, Finiqit, Ksamilit dhe Konispolit për të bashkuar forcat dhe ripaketuar produktin e tyre turistik. Duke bërë një përmbledhje dhe pasqyrim të mënyrës si brandohet destinacioni nga Bashkia dhe nga aktoret lokalë, znj Kushova shpjegoi si ky brandim duhet të bëhet në një logo dhe faqe të vetme ku te jete e gjithë oferta turistike e zonës, informacionet për turistet, kalendari i eventeve etj. Kështu turistët do e shohin para se të prenotojnë se cfare mund të bëjnë 2 ditë, një javë apo dhe 2 javë në Sarandë.

Diskutimet cuan në një pikë, që Saranda ka shumë nevojë për një organizim tëtillë dhe këtë e pranojnë si përfaqësuesit e Bashkise dhe ata të biznesit të turizmit.

Ky projekt ka synimin të sensibilizojë aktorët e turizmit në Berat, Sarandë e Pogradec, 3 zona UNESCO për të replikuar disi modelin e DMOse që tashmë është krijuar në zonën e parë UNESCO, në Gjirokastër, me shoqatën Visit GJirokastra.

Ky projekt mbeshtetet nga

Co-PLAN – Institute for Habitat Development

dhe financohet nga Bashkimi Europian

Facebook
Twitter
LinkedIn
Follow by Email