Si të veprojnë hotelet në kohën e COVID19

Shumë biznese turistike në Shqipëri nuk dinë çfarë të bëjnë në këtë situatë ku gjithcka është ndalur për shkak të pandemisë Covid19. Fakti që askush nuk mund të japë përgjigje sa do të zgjasë kjo situatë, ka bërë që shumë biznese turistike në Shqipëri të bien në nivelin pesimist dhe të ndërmarrin veprime që më vonë mund t’ju kushtojnë shumë. Keshtu, një pjesë po heqin stafin e tyre të kualifikuar, një pjesë kanë ndalur punën dhe janë fokusuar te ndihma e shtetit, të tjerë të dëshpëruar i kanë vënë kycin biznesit të tyre deri në një njoftim të dytë.

Por këto situate krize të gjithë duhet të kemi parasysh se nuk mbijeon as i forti dhe as lojtari më i fuqishëm, por ai që përshtatet më shpejt me situatën e re. Mesazhi i evolucionit duhet të ketë thelbi i mbijetëses për të gjithë ne njerëzimin në përgjithësi dhe për industrinë e turizmit në vecanti, qe eshte dhe me e goditura nga kjo krize. Në rast se bizneset turistike sot vertet janë me sytë nga shteti, bëjnë mirë të studiojnë  e të shohin si po veprojnë mjaft biznese të acancuara të turizmit të qendrueshëm në botë. Me poshte do ju tregojme disa nga masat që kanë zbatuar disa hotele e restorante që ndjekin parimet e turizmit të qendrueshëm. Shumica e tyre po mendojnë skenarin me të keq, që klientët e parë mund t’i kenë në vjeshtë 2020. Në këtë situatë ata kanë zbatuar këto masa:

Së pari, duke bere nje bilanc te te ardhurave dhe kursimeve te tyre, mblodhën gjithë stafin dhe vendosën me mirëkuptim që të mbajnë në punë vetëm personat kycë që biznesi të vazhdojë të rrijë në këmbë edhe pa klientë, duke funksionuar kryesisht online. Duke argumentuar që askush nuk fiton nga kjo situatë, për pjesën e stafit kyc, pagat u përgjysmuan, ndërkohë që ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në linjë apo ne emaila për të pritur rezervime dhe për të kontaktuar me klientët. Për pjesën tjetër të stafit jo të rëndësishëm, i lanë të lirë, por duke i paguar një minimum jetik, ose sa është shifra e asistencës sociale të atij vendi. Pra në asnjë mënyrë braktisje totale, pa u ndërprerë kontratën. Dhe kjo eshte bere per 30 apo 40% te stafeve te tyre.

Së dyti, vështirësitë e hoteleve hasën kryesisht me klientët që kishin bërë parapagim dhe kërkonin kthimin e parave të tyre mbrapsht. Në këto raste për secilin klient u argumentua se ato para nuk kane shkuar për përfitime të hoteleve apo tur operatorëve, por janë për të siguruar mbijetësen e këtyre bizneseve, pagesën e stafit apo të kontratëve të të tretëve, deri sa normaliteti të kthehet prapë, dhe vizitori ta ketë të rezervuar udhëtimin e tij në një kohë të dytë. Dhe në këtë rast, këto hotele kanë gjetur mirëkuptim me shumicën e klientëve të tyre, ku një pjesë kanë rënë dakord për shtyrje të rezervimit, dhe të tjerët kanë pranuar kredite dhe oferta për udhëtimet e tyre në të ardhmen kurdo që të ishte e mundur, pa u kthyer parapagimin.

Së treti, stafi i hotelit duke shfrytezuar këtë periudhë qetësie, ose letargjie, është marrë me permirësime të ndryshme të inftrastrukturës, procese qe nuk mund ti bësh dot në kohën kur ke klientë nëpër këmbë.

Së katërti, kjo kohe mund të përdoret për të trajnuar gjithë stafin, por dhe stafin menaxhues duke i këshilluar secilit se cila ëebinare apo konferenca online të ndjekin, për të qenë më të përgatitur për sfidat që po vijnë dhe për të qenë të përditësuar me situatën.

Nga ana tjeter hotelet nuk janë të shkëputura nga komuniteti apo nga shoqatat në zonën e tyre, dhe së bashku vazhdojnë komunikojne për ti dhënë mendim njëri tjetrit si të menaxhohet kjo situatë. Pra ata që e kanë menaxhuar më mirë, ndihmojnë të tjerët ta bëjnë këtë.

Dhe së fundi, hotelet apo bizneset turistike që kanë vendosur pikat mbi i, për të mbijetuar në këtë mënyrë për pak muaj, vazhdojnë të jenë active dhe të shpërndajnë gjithë informacionet e mundshme të autoriteteve të shëndetësisë lidhur me situatën e COVID në vendin e tyre, pra duke ndihmuar komunitetin ti respektojë rregullat e izolimit, pasi kështu vendi i tyre del më shpejt nga kjo krizë.

Secili biznes turistik jo vetem qe duhet te jete non stop ne pune, sigurisht online, të komunikojë me stafin, me turistët, me autoritetet për të thënë se askush nuk po vë dhjam nga kjo situatë, por për ta përballuar së bashku deri sa normaliteti te kthehet serish.  

Facebook
Twitter
LinkedIn
Follow by Email