When Albania will have its DMOs?

DMO-te janë organizata të përbëra nga gjithë grupet e interesit në një qytet, rajon, qark dhe drejtohet nga profesionistë që kanë qëllim ta cojnë destinacionin drejt një vizioni të caktuar turistik.

Kjo do të thotë që në rast se ai destinacion është park natyror e ka asete natyrore të jashtëzakonshme, vizioni duhet përcaktuar edhe për turizmin në mbrojtje të këtij aseti, në paketim të ofertave turistike për të maksimizuar fitimet, por minimizuar ndotjen.

Pra gjithë komuniteti duhet të përfitojë nga turizmi në këto asete, por destinacioni  nuk duhet ndotur. Kjo do të thotë se kjo DMO, që është thjesht një organizatë për menaxhimin e destinacionit, se bashku vendos vizionin ku do shkojë ky destinacion, çfarë lloj turisti do tërheqe, cilat janë strategjitë e qendrueshme, për të mbajtur turistët gjatë, gjithë vitin, për të patur të ardhura të qëndrueshme, por nga ana tjetër dhe për të përcaktuar ca objektiva të uljes së ndotjes, mbrojtjes së habitatit, të specieve, të kulturës, trashëgimisë, dhe nga ana tjetër bashkëpunimi me gjithë organet locale të pushtetit për të investuar aty ku duhet, në infrastrukturë, tabela, shtigje, facilutete të tjera, si ambulanca farmaci, apo ndihme për bizneset e bujtinave, e të produlteve turistike në zonat e largëta, në mënyrë që të gjithë të përfitojnë nga turizmi. A i kemi ne modele të tilla? A mund t’i ngreme? A e njohim si vlerë bashkëpunimin përtej biznesit tonë personal? A mund të binden gjithë bizneset turistike për të bashkëpunuar për të mirën e gjithë destinacionit? Edhe nëse ke një hotel super luksoz, nuk mund ta marketosh, nëse destinacioni nuk plotëson kriteret minimale për të patur e mbajtur turistë.

Ja përse DMO-te, organizimet e gjithë grupeve të interesit jane esenciale për të mbështetur një turizëm të qëndrueshëm. Duhet të kishte nisur dje, por dhe sot nuk është vonë.

Shkurt cfarë bën një organizate e tille, pasi krijohet e legalizohet:

  • Planifikim strategjik te turizmit ne destinacion
  • Implementim te politikave të turizmit të destinacionit
  • Krijim produktesh turistike dhe evente
  • Menaxhim të krizave në destinacion
  • Trajnim dhe rritje kapacitetesh të biznesve turistike në nevojë
  • Grumbullim statistikash të destinacionit, përpunim të tyre
  • Lobim të politikbërësit për investime, mbështetje, inicativa
  • Mbrojtje të trashëgimisë kulturore, natyrore
  • Limitim të ndotjes, vendosje objektivash afatgjate
  • Marketim e brandim destinacioni
RSS
Follow by Email
Facebook
Twitter