Çfarë thotë Strategjia e Turizmit të Qëndrueshëm 2019-2023 për DMO-të

Strategjia Kombëtare për zhvillimin e Qendrueshëm të Turizmit 2019-2023 është miratuar në qershor të vitit 2019 në parlamentin shqiptar, i cili ia ka ngarkuar Ministrisë së Turizmit që të zbatojë këtë strategji duke krijuar dhe kornizën ligjore të përshtatshme për funksionimin e saj.

Strategjia ka 5 objektiva:

  1. Nxitja e investimeve publike e Private,
  2. Përmiresimi i shërbimeve turistike,
  3. Zhvillimi i produkteve turistike,
  4. Riorientimi i promovimit drejt potencialeve dhe
  5. Mbështetje për Menaxhimin e Destinacioneve.

Vetë ky objektiv përfshin 3 komponente:

  1. Zhvillimin e një modeli për Menaxhimin e Destinacioneve.
  2. Konsolidimin e kuadrit ligjor dhe institucional për menaxhimin dhe operimin e organizatave të menaxhimit të destinacioneve dhe
  3. Monitorimi dhe mbështetja e organizatave për menaxhimin e destinacioneve.

DMO-të se Organzatat për menaxhimin e destinacioneve janë thjesht forume, tryeza ku gjithë aktorët që merren me turizmin në një destinacion, publikë e privatë ulen së bashku dhe vendosin objektiva, strategji afatgjatë se si do zhvillohet nga pikëpamja turistike ky destinacion. Është e rëndësishme që gjithë bizneset turistike të destinacionit të jenë pjesë, por edhe bashkitë, për të adresuar së bashku gjithë problematikat, për ti zgjidhur ato, për të paketuar ofertën turistike, për ta branduar destinacionin, për të ulur ndotjen dhe për të krijuar qeëndrueshmëri ekonomike dhe përfitim të ardhurash për komunitetin.

Deri më sot ka lëvizje nga shumë donatorë për të bërë modele të ndryshme DMO-sh në gjithë vendin. Disa modele ekzistuese janë Visit Gjirokastra (ëëë.visit-gjirokastra.com) një shoqatë faktike me praninë e 100 bizneseve turistike, Visit Dibra, që sot funksionon si zyrë informancioni turistik bashkëpunim public privat, ndërsa donatorë të tjerë janë duke krijuar e pilotuar DMO në Shkodër, Vlorë dhe Dibër. Ministria e Turizmit mirëpret gjithë këto contribute të donatorëve ndërkohë ende nuk ka filluar një punë për një kuadër ligjor lidhur me funksionimin e DMOve. Sot pandemia ka sjellë një urgjencë për një menaxhim ndryshe lokal, sipas specifikave të cdo destinacioni për të mos thelluar humbjet e mëdha nga mungesa e turistëve të huaj. Më shumë se kurrë u takon lokalëve që të mblidhen, të diskutojnë si do të përballojnë situatën, cfarë lloj turizmi do zhvillojnë, a do I drejtohen turistit vendas, cilat janë problemet akute për të zgjidhur etj.

Një projekt ka nisur tashmë për ndërgjegjësimin e gjithë grupeve të interest në sektorin turistik për të zhvillimin e modelit të DMOve, si dhe për të lobuar te politikbërësit që të nxitojnë për të  zbatuar strategjinë e turizmit të qëndrueshëm që kanë miratuar. Vetëm duke u menaxhuar lokalisht, destinacionet mund të kenë një një zhvillim të qëndrueshëm.

 

 

Facebook
Twitter
LinkedIn
Follow by Email