trashegimia jo materiale Archives - Destination Management Organization

Hapet thirrja për Grante për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale
Projekti “Heritage is our brand”, “Trashëgimia na dallon”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga DMO Albania dhe EU Policy Hub, shpall thirrjen për aplikime për skemën e granteve të vogla.

Kjo thirrje për aplikime fton nisma krijuese dhe kulturore, që shndërrojnë trashëgiminë kulturore jomateriale në shprehje artistike dhe vizuale duke përdorur metoda bashkëkohore. Propozimet duhet të marrin frymëzim nga historitë kulturore të zhvilluara nga projekti “Heritage is our brand”, “Trashëgimia na dallon”.

Aplikuesit inkurajohen jo vetëm të shndërrojnë në mënyrë krijuese këto narrativa kulturore në vepra arti apo forma vizuale, por gjithashtu të angazhojnë publikun në mënyra domethënëse, duke nxitur ndërgjegjësimin, vlerësimin dhe reflektimin kritik mbi trashëgiminë jomateriale në shoqërinë bashkëkohore.

Skema e granteve të vogla është krijuar për të fuqizuar dhe mbështetur një grup të larmishëm aktorësh, që janë aktivisht të angazhuar në fushën e trashëgimisë kulturore. Kjo thirrje u drejtohet:

Artistëve të rinj, krijuesve dhe praktikuesve kulturorë (të moshës 18–29 vjeç) në prodhimin e veprave të reja, që kontribuojnë në kuptimin më të gjerë të trashëgimisë jomateriale dhe identitetit;

Ekspertëve në fushën e kulturës. Kjo kategori përfshin historianë, artistë, edukatorë, kuratorë, studiues dhe menaxherë kulturorë me njohuri të thelluara në trashëgiminë kulturore;

Organizatave të shoqërisë civile (OSHC) dhe shoqatave kulturore, që veprojnë në fushën e trashëgimisë kulturore dhe luajnë një rol kyç në nxitjen e nismave kulturore me bazë komunitare.

Ju lutem referohuni paketës së dokumentacionit të thirrjes si vijon:Thirrje për Propozime – Trashëgimia na dallon – Albania Heritage

Aplikimi i përfunduar duhet të dërgohet në info@dmoalbania.al brenda afatit; më 15 tetor 2025, ora 23:59 CET.

The post Hapet thirrja për Grante për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale appeared first on Destination Management Organization.

Heritage is our brand” – 40 histori në mozaikun e identitetit shqiptar
Nga Mbretëresha Teuta te Nënë Tereza, nga qytetërimi ilir deri në kohët moderne, 40 histori unike do të publikohen në platformën tonë “Albania-Heritage” në kuadër të projektit “Heritage is our brand”, një nismë që synon të sjellë në vëmendje trashëgiminë dhe shpirtin e pasur të kombit shqiptar me qëllimin për t’ua përcjellë brezave.

Historitë janë përgatitur nga studiues dhe ekspertë të fushës së historisë, arkeologjisë dhe etnografisë dhe përmbledhin legjenda, rrëfenja, tradita dhe ngjarje që formësojnë identitetin shqiptar.

Që nga qyteti i lashtë i Antigonesë, i njohur si simbol i dashurisë dhe dhimbjes, deri te miti i Kadmit që e lidh Ilirinë me botën mitike, çdo histori sjell një copëz të rrënjëve tona.

Në fokus janë edhe figura historike dhe mitike si Mbreti Gent dhe lulja çudibërëse, besimet e lashta ilire, Nymfeu i Apolonisë, Via Egnatia, por edhe elementë mitikë si Dragoi e Kulshedra te Gjama e burrave, Flija, fyejt e Gramshit dhe Kulla e ngujimit, të gjitha këto si gurë të çmuar në mozaikun e trashëgimisë kombëtare.

Projekti sjell gjithashtu rrëfime për vende me rëndësi historike dhe mitike si mali i Tomorrit, ishulli i Sazanit, varret shkëmbore të Selcës, Ulpiana (Iustiniana Secunda) dhe kodikët e Beratit, duke krijuar një urë të fuqishme mes së shkuarës dhe së tashmes.

Historitë përmbyllen me figurën e Nënë Terezës, si simbol i dashurisë universale me rrënjë shqiptare, dhe me konceptin e “Nënës Shqipëri”, që mishëron ndërgjegjen kombëtare dhe kujtesën kolektive.

Përmes lojërave popullore, artizanatit dhe kulinarisë tradicionale shqiptare, tregohet gjithashtu se çdo aspekt i jetës tonë ka një histori për të treguar.

Kjo është Shqipëria e legjendave, trashëgimisë, shpirtit të pamposhtur dhe mikpritjes që nuk shuhet kurrë dhe që i ka mbijetuar stuhive, luftrave shekullore.

The post Heritage is our brand” – 40 histori në mozaikun e identitetit shqiptar appeared first on Destination Management Organization.