Green Tirana

Green Tirana është një iniciative e re qe i dedikohet turizmit të qëndrueshëm në Tiranë dhe rrethinave të saj. Ju mund të rezervoni ture të ndryshme dhe aktivitete në Tiranë, mund të gjeni informacione të shumëllojshme për turizmin e qëndrueshëm në Shqipëri dhe gjithashtu të merrni trajnime dhe mbështetje si biznes turizmi në fushën e turizmit të qëndrueshëm. Tema e qëndrueshmërisë sa vjen dhe bëhet më e rëndësishme ditët e sotme, gjithashtu dhe vecanërisht në industrinë e turizmit. Nuk është vetëm përgjegjësia, por dhe e ardhmja jonë që të veprojmë, të jetojmë dhe të udhëtojmë në një mënyrë të qëndrueshme. Udhëtim i qëndrueshëm do të thotë të minimizosh ndikimin negativ në mjedis dhe kulturë dhe të maksimizosh ndikimin pozitiv në komunitetet lokale dhe eksperiencat e turistit, duke menaxhuar burimet në mënyrë të përgjegjshme për ti ruajtur ato për brezat e ardhshëm.

 

Një iniciativë e DMO Albania në kuadër të promovimit të turizmit të qëndrueshëm. Lexo më shumë: www.greentirana.com

Facebook
Twitter
LinkedIn
Follow by Email