Croatia, your new office- a campaign to attract digital nomads

Kroacia është shteti i parë që del zyrtarisht me një ofertë të re, tërheqëse për turizmin në kohë pandemie. Fushata e Kroacisë është: Croatia, your new office! (Kroacia, zyra juaj e re). Dhe i drejtohet të gjithë nomadëve dixhitalë të cilëve do u mundësojë një vit qëndrimi në Kroaci. Pra dhe në kohë pandemie, Kroacia ka gjetur rrugën për të tërhequr një grup të caktuar që udhëton, pikërisht nomadët dixhitalë, që janë njerëz që përdorin teknologjinë për të nxjerrë të ardhurat e tyre dhe nuk kanë një shtëpi fikse, por punojnë nga vende të ndryshme, nga libraritë, kafenetë, qendra kreative, etj

Fushata do ketë fokus tregjet e SHBA, Kanada dhe Britani e Madhe dhe do bëhet përmes rrjeteve sociale Facebook dhe Twiter. Ka një faqe të posacme interneti në anglisht, ku do drejtohen gjithë aplikantët. Fushata është bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Sporteve që ka gjithë informacionin e nevojshem për lejen e qendrimit që do marrin nomadët dixhitalë në Kroaci.

Kështu Kroacia bëhet një nga shtetet e para të BE, që rregullon me ligj qëndrimin e përkohshëm të nomadëve dixhitalë, dhe kjo falë bashkëpunimit mes Ministrive të Jashtme, të Shëndetësisë, të Finanave, të Turizmit dhe Sporteve. Kështu turizmi kroat synon të mos jetë i ngrirë gjatë një viti. Duke lehtësuar plotësisht procedurat ata shpresojnë se nomadët do të vijnë me kenaqësi në Kroaci dhe do kontribuojnë në ekonominë kroate. Kroacia do i magjepsë ata me kulturën natyrën dhe ofertën autentike. Dhe ky nuk është produkt i një vendimi sot për sot, pasi që në nëntor 2020, parlamenti kroat miratoi Aktin e Alienëve, që hyri në fuqi në 2021 sipas të cilit nomadët dixhitale do kene rezidencë të përkohshme për një vit në Kroaci, qëndrim të sigurt, të rehatshëm, kushte të mira jetese, internet non stop, klimë të mrekullueshme dhe shëndet mjeksor të përballueshëm. Në Kroaci anglishtja flitet kudo, kështu që nomadët do punojnë dhe jetojnë pa problem. Pritet që të dalin dhe akte nënligjore për të rregulluar gjithë këtë proces. Pjese e fushatës janë dhe reklamat në Lonely Planet apo Forbes që po u bëjnë thirrje amerikanëve, anglezëve të zgjedhin kroacinë si vendin përfekt për nomadët dixhitalë.

Po Shqipëria?

Rasti kroat na mëson tre gjëra:

-Së pari që gjithë Ministritë kyce janë bërë bashkë për të gjetur një zgjidhje invoative për të mbajtur gjallë bizneset turistike

– Së dyti, kanë gjetur një target grup të caktuar për të tërhequr në Kroaci, madje kanë identifikuar dhe tregjet ku do fokusohen

– Së treti: nuk ka mbetur vetëm një dëshirë por është bërë ligj dhe tashmë po vihet në zbatim, me rregulla e procedura lehtesimi, por dhe me nje fushatë marketing të organizuar dhe website të dedikuar.

Shqipëria është në gjendje zie përsa i përket turizmit. Nuk ka asnjë ide, asnjë plan, asnjë focus për të ardhmen. Të gjithë janë fokusuar te zgjedhjet, dhe asnjë organ shtetëror, perfshi ata që janë të detyruar të merren me turizmin, nuk kanë asnjë plan në tryeze, e jo më të angazhohen disa ministri së bashku. Nuk ka as fushata marketing, as focus, dhe asnjë ndihmë për bizneset. Kroacia është një shtet rajonal, dhe do ishte mirë të reflektohej disi të paktën nga Ministria e Turizmit dhe AKT për të ideuar dicka në lidhje me të ardhmen e turizmit në kohë pandemie.

DMO ALBANIA po zbaton një projekt për ndërgjegjësimin e gjithë aktorëve në fushën e turizmit për të nxitur zbatimin e strategjise se Turizmit te Qendrueshem 2019-2023, për ngritjen dhe funksionimin e organizatave per menaxhimin e destinacionit ne Shqiperi.

Projekti eshte pjese e thirrjes IdeAL nga Co Plan dhe financuar nga Bashkimi Europian.

Source: https://www.htz.hr

RSS
Follow by Email
Facebook
Twitter