Rreth nesh

DMO Albania


Organizatë për Menaxhimin e Destinacioneve, jo fitimprurëse me seli në Tiranë

Rreth Nesh

Vitet e fundit, DMO ALBANIA ka vendosur standarde të reja në promovimin dhe menaxhimin e destinacioneve në Shqipëri. Puna jonë fillimisht në marketimin e destinacioneve ka qenë përtej një brandimi, një portali turistik, por kemi zhvilluar një strategji marketimi me të cilën kemi konsultuar destinacione të ndryshme. Kemi identifikuar potencialin e destinacioneve, dhe mundësuar zgjidhje inovative, të thjeshta dhe angazhuese për turistët dhe komunitetin.

Ne kemi menaxhuar profilet e qyteteve të rëndësishme si Tirana përmes portalit www.visit-tirana.com dhe qarkut Gjirokastër, përmes portalit www.visit-gjirokastra.com i cili përfshin 7 bashki. Por kemi zgjeruar fokusin tonë dhe në krijimin e eventeve unike me përfshirje të madhe komunitare si Tirana Photo Festival apo projekte lobimi për zbatimin e strategjisë së turizmit të qëndrueshëm, projekte për turizmin e qëndrueshëm etj

Ekspertiza jonë përfshin tre fusha kryesore:

  • Konsulencë turistike në nivel makro dhe mikro. për politikat e turizmit, për marketimin e turizmit por dhe ndihmë për bizneset e vogla për ti ndihmuar ato në ngritje dhe performancë ekselente.
  • Marketim dixhital dhe e-media, duke futur teknologjinë në shërbim të turizmit, me qëllim rritjen e vizibilitetit dhe konkurueshmërisë në treg.
  • Krijim kontenti unik, artikuj, blogje që nxjerrin në pah vlerat unike të destinacioneve, tërheqja e turistëve përmes storytelling, historive të treguara bukur duke angazhuar komunitetin dhe rritur të ardhurat nga turizmi

Ne si DMO ALBANIA jemi krenarë për sa kemi arritur deri më sot, duke krijuar profile destinacioni me shumë reputacion, të cilat sot janë model për destinacionet turistike shqiptare, në termat e strategjisë, brandimit dhe promocionit online.

Misioni ynë

Misioni i DMO Albania është të identifikojë vlerat autentike kulturore, historike të çdo destinacioni dhe t'i bëjë ato tërheqëse për turistët e huaj. Të nxisë gjithë aktorët e turizmit në çdo destinacion të menaxhojnë së bashku destinacionin, duke ruajtur vlerat kulturore, asetet natyrore dhe duke siguruar turizëm të qëndrueshëm për përfitim të gjithë komunitetit.

DMO Albania përmes ekspertizës së saj, po punon me shumë aktorët turizmi në destinacionet potenciale turistike si zonat UNESCO, për të krijuar sinergji në brandimin dhe menaxhimin e Destinacioneve, duke identifikuar fillimisht vlerat e cdo destinacioni, duke e ripaketuar, përshkruar bukur historinë e tyre dhe më pas për ta përcjellë te turistët e huaj.

DMO Albania mendon se një destinacion duhet të menaxhohet nga një organizatë e qendrueshme si DMO-te, që përgatisin strategji afatgjata, me statistika të sakta për destinacionin, dhe me objektiva se ku do shkojnë pas disa vitesh.

DMO ALBANIA promovon parimet e turizmit të qëndrueshëm, duke nisur nga përfitimi i gjithë komunitetit nga turizmi, mirëqënia dhe puna e denjë për sektorin e turizmit, qëndrueshmëria sociale dhe ekonomike. Po kështu ruajtja e aseteve natyrore dhe kulturore si dhe ruajtja e mjedisit.
Ne jemi të përkushtuar për të promovuar destinacione të gjelbra dhe me ndotje zero mbitokë dhe nëntokë

Our vision

DMO Albania ka një vizion të qartë: Çdo destinacion në Shqipëri duhet të ketë një brandim unik bazuar në identitetin dhe vlerat e tij, kjo e përkthyer në një strategji afatgjatë dhe plan menaxhimi.


Vlerat tona

Ne jemi një grup ekspertësh me shumë eksperiencë në fushën e turizmit dhe marketimit, secili profesionist dhe i respektuar në fushën e vet

Kjo ka bërë që ne të bashkohemi në vlerat tona që janë:

  • Integriteti i gjithë stafit tonë
  • Përkushtimi dhe dashuria për vendin
  • Komunikimi me gjithë aktorët, kolegët në nivelet më të larta
  • Punojmë në ekip, me partnerë, bashkëpunojmë me shtetin dhe privatin.
  • Punojmë shumë, jemi kreative

ÇFARË BËJMË?

DMO Albania synon të krijojë një skenë mjaft e gjallë të turizmit në destinacione, e kombinuar me storytelling, paketa turistike, evente kulturore, festivale, evente rurale, sportive, për një turizëm cilësor, unik dhe gjithëvjetor në vendin tonë.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Youtube
Follow by Email