Marketing i destinacioneve

Organizatat për menaxhimin e destinacioneve variojnë nga forma, funksioni, organizimi dhe madhësia, por që të gjitha kanë të njëjtin rol: të  ndihmojnë zhvillimin e turizmit në një destinacion të caktuar

DMO ALBANIA inkurajon dhe mbështet zhvillimin e destinacioneve turistike shqiptare përmes Planeve të Menaxhimit. Si në gjithë botën, menaxhimin e destinacioneve e bëjnë organizatat private, në bashkëpunim me shtetin, të cilat kanë në përbërje të tyre njerëz ekspertë të turizmit dhe të marketingut që e duan qytetin. Pa një plan menaxhimi, cdo destinacion zhvillohet në mënyrë kaotike. DMO Albania ka në plan të zhvillojë strategji për cdo destinacion turistik të Shqipërisë, duke I sinkronizuar me politikat qeveritare.

Fokusi ynë primar janë vendet e mbrojtura nga UNESCO. Ne kemi nisur me Tiranën, kryeqytetin shqiptar, që tenton të bëhet një destinacion për MICE (Meetings, incentives, conferences and exhibitions) përmes ngritjes së portalit turistik www.visit-tirana.com. Në fakt nuk është thjesht një portal, por një mekanizëm i tërë informativ, promovues, dhe orientues për llojin e turizmit në Tiranë. Është portali kryesor ku informohen turistët e huaj për gjithcka ndodh në Tiranë. Por Visit Tirana ka meritën që ka dokumentuar online shumë histori për Tiranën, për atraksionet dhe për gjithcka të bukur në qytet, e cila më parë nuk ekzistonte. Visit Tirana jep rekomandime cdo muaj, se cfarë të bësh në Tiranë, duke patur fokusin tek eventet kulturore dhe artistike për të sjellë sa më shumë turistë.

Visit Gjirokastra është një tjetër projekt ku po punojmë me Risi Albania për të promovuar Gjirokastrën si destinacion unik dhe elitar.
Dy projekte të tjera janë në proces me Visit Berat dhe Visit Saranda

Ndërkohë që një nga punët tona të vazhdueshme është promovimi i Liqenit të Ohrit, si pasuri mikse botërore. Pjesa shqiptare e Liqenit pritet që pritet shumë shpejt të jetë pjesë e UNESCO.