Rreth DMO

DMO Albania është një Organizatë jofitimprurëse për Menaxhimin dhe marketimin e Destinacioneve në Shqipëri, me seli në Tiranë.  DMO Albania përbëhet nga nje ekip ekspertësh në turizëm, PR dhe Digital Marketing, dhe ka si synim të promovojë e marketojë destinacionet kryesore turistike shqiptare. Projektet tona kanë nisur me brandimin e Tiranës, duke krijuar dhe portalin turistik www.visit-tirana.com, një projekt që vazhdon dhe rritet duke u bërë porta hyrëse e informimit për cdo turist që viziton Tiranën.  Projektet tona aktuale janë fokusuar gjithashtu në sitet UNESCO të Shqipërisë: Gjirokastra, Berati dhe Butrinti në Sarandë, po kështu dhe Liqeni i Ohrit, për të cilin kemi ekspertizë të mëparshme nga projekti me UNESCO-n.

Synimi i projektit tonë është që ta kthejmë Shqipërinë në një skenë të turizmit rajonal jo vetëm duke riformuluar karakteristikat unike të destinacioneve tona, por dhe duke sjellë në Shqipëri festivale dhe evente ndërkombëtare kulturore, të cilat do gjenerojnë më shumë interes dhe do sjellin më shumë vizitorë.

DMO Albania e themeluar nga ekspertët më të mirë të turizmit shqiptar, synon që të japë një orientim se ku dhe si duhet zhvilluar turizmi i një vendi unik si Shqipëria, për nga historia, kulturat, traditat, kulinaria dhe bukuritë natyrore.