Trajnim dhe Konsulencë

Gjithë destinacionet e Shqipërisë kanë nevojë për marketing. Nga jugu në veri, Shqipëria ka vende, zona, rajone me vlera unike që duhen promovuar dhe branduar sic duhet. Nuk ka nevojë për të tërhequr turistë masivë, por për të sjellë në rajone specifike turistin e duhur, të interesuar për historinë, për kulinarinë, trashëgiminë, aventurën, natyrën etj

Ne jemi të hapur që eksperiencën tonë ta shpërndajmë në gjithë vendin, në mënyrë që gjithë rajonet të promovohen njësoj dhe të ecin në një hap në këndvështrimin turistik.

Trajnim dhe konsulencë, jo vetëm për mënyrën e promovimit, por dhe për përdorimin e kanaleve sociale, reklamimin në këto rrjete, shkrimin e blogjeve, artikujve etj