Projektet e Liqenit të Ohrit

Promovimi i Liqenit të Ohrit është një punë e vazhdueshme e stafit tonë që ka nisur 3 vite më parë me një projekt të financuar nga Bashkimi Europian, dhe Ministria shqiptare e Mjedisit dhe e zbatuar nga UNESCO. Projekti titullohej: Drejt një qeverisjeje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të Liqenit të Ohrit”.  Stafi ynë ka qenë përgjegjës për PR e projektit, për prodhimin e një gazete elektronike në 3 gjuhë e shpërndarë për gjithë grupet e interesit të Liqenit të Ohrit, për mirëmbajtjen e mediave sociale, organizimin e konkurseve fotografike, prodhimi i albumeve, dhe organizimi i seminareve në bashkëpunim me UNESCO dhe IUCN. Qëllimi i projektit ishte të përgatitej dosja shqiptare për futjen në UNESCO të pjesës shqiptare te Liqenit. Pjesa maqedonase e Liqenit, prej 2/3 ka qenë pjesë e UNESCO që në vitin 1979 ndërsa pjesa shqiptare u pranua në 5 Korrik 2019 në Takimin e Komitetit të Trashëgimisë Botërore në Baku, Azerbaxhan.

Projekti aktual

Fushatë mbi bazë evidencash për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit

Ky projekt është i DMO Albania mbështetur nga CO-Plan përmes skemës së thirrjes: Mbështetje financiare për palë të treta në kuadvr të projektit të financuar nga BE: ENV.Net Factoring the Environmental Portfolio for WB and Turkey in The EU Policy Agenda” financuar nga BE.  Projekti nisi në Maj 2019 dhe zgjat 5 muaj. Qëllimi i këtij projekti është të studiojë faktorët që ndotin Liqenin  e Ohrit dhe të ngrejë alarmin për përmirësimin e situatës dhe eliminimin e këtyre problemeve, duke adresuar këto cështje te autoritetet përgjegjëse shqiptare, si dhe duke rritur ndërgjegjësimin në komunitetin që jeton rreth Liqenit, dhe duke rritur gjithashtu ndërgjegjësimin e mediave përmes njëfushate online në mediat sociale por dhe përmes tureve me gazetarë në terren.  Ky projekt do jetë në linjë dhe me rekomandimet e UNESCO për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit.