DMO ALBANIA

DMO Albania është një Organizatë  jofitimprurëse për Menaxhimin dhe Marketimin e Destinacionit, me seli në Tiranë. DMO Albania është krijuar nga një grup ekspertësh në turizëm dhe marketing për të branduar destinacionet turistike shqiptare përmes strategjive afatgjata. Destinacionet ku ne jemi fokusuar me punën dhe projektet tona janë së pari Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, ku kemi ideuar portalin kryesor turistik të qytetit visit-tirana.com, si dhe qytetet UNESCO si Gjirokastra, Berati, Saranda dhe Liqeni i Ohrit.  Por ne mendojmë se secili destinacion, rajon i Shqipërisë meriton një marketing më të mirë dhe ne jemi të aftë për ta bërë këtë në mënyrën më të mirë.